Nuk ka gjë më të keqe sesa të keni një fytyrë të mbuluar me pika të kuçe – diçka të cilat duket se shfaqen brenda nate, por që nuk hiqen me ditë apo javë të tëra.
Ato mund të shkaktojnë inflamacion, shenja në fytyrë, duken keq dhe shpeshherë ndikojnë që disa persona të fshihen shkaku i tyre, transmeton Telegrafi.
Normalisht, reagimi jonë i parë është se ato duhet hequr qafe, menjëherë, pavarësisht se në çfarë mënyre.
Por, në vend se t’i bindeni ndjenjave dhe ta shpërtheni një akne, është mirë t’i keni parasysh rekomandimet e mëposhtme të cilat ju ndihmojnë t’i hiqni qafe aknet në një afat shumë të shpejt dhe pa rrezikuar infeksione të ndryshme:
Mjaltë dhe kanellë
Mjalta është e mirë për heqjen e akneve. Është antibiotik natyral dhe i heq ndyrësirat nga poret e hapura. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me gjysmë lugë gjelle kanellë dhe me gishta të pastër aplikojeni produktin në fytyrë.
Fërkojeni maskën në lëvizje rrethore për tre minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohët.
Maska me të bardhë të vezës
Të bardhët e vezës i ngushton poret dhe e largon çdo ndyrësirë të vetme. Të bardhët e dy vezëve shpërndajeni në fytyrën tuaj, prisni dy minuta derisa të thahet dhe pastaj aplikojeni edhe pak maskë në fytyrë.
Prisni deri në 10 minuta për t’u tharë dhe pastaj me ujë të ngrohët pastrojeni fytyrën. /Telegrafi/