Sunday, November 27, 2016

Tasectan (bustina, kapsula)

Indikacionet
Tasectan është një bar që përdoret për të rivendosur funksionin fiziologjik të paretit të zorrës. Tascetan është formuluar në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe reduktuar siptomat e lidhura me diarretë me origjinë të ndryshme, të tilla si distendimi abdominal dhe defekimi i shpejtë. Ai është efektiv brenda 12 orëve. Tasectan përbëhet nga kompleksi acid tanik dhe xhelatin i cili vepron mekanikisht duke mbrojtur mukozën e inflamuar të zorrës, në sajë të aftësisë për të formuar një shtresë (film) mbrojtëse proteinike muko-adezive e cila lidhet me mukoproteinat përgjegjëse të inflamacionit lokal dhe nxit precipitimin dhe eleminimin e tyre në feçe. Kompleksi acid tanik dhe xhelatin që përbën produktin nuk alternohet në stomak dhe vepron përmes formimit të një shtrese (filmi) e cila mbron mukozën e zorrës, duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë. Tasectan është i pranishëm në formën e kapsulave për përdorim tek të rriturit dhe pluhurit i cili rekomandohet që të përdoret tek fëmijët.

Paketimi
Bustina 250 mg x 20 (për përdorim tek fëmijët).
Kapsula 500 mg x 15 ne 1 blister (për përdorim tek të rriturit).

Instruksionet e përdorimit

Kapsula: Kapsula gëlltitet me një gotë me ujë.

Pluhuri: Përmbajtja e 1 bustine tretet në një gotë me ujë dhe pihet.

Dozimi
Të rriturit: 1-2 kapsula, çdo 4-6, orë deri në eleminimin e simptomave.
Doza mund të rritet në varësi të nevojave individuale, dhe në çdo rast, gjithmonë vetëm pas konsultës me mjekun tuaj.
Fëmijët deri në 3 vjeç: 1 bustinë 250 mg, çdo 6 orë deri në eleminimin e simptomave.
Fëmijët 3–14 vjeç: 1-2 bustina 250 mg, çdo 6 ore deri ne eleminimin e simptomave.

Paralajmërime të veçanta dhe masat e kujdesit gjatë përdorimit
Tek fëmijët, konsultohuni përpara përdorimit me mjekun ose farmacistin tuaj.
Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të shënuar mbi kutinë e paketimit. Mos e përdorni produktin nëse blisteri i paketimit të kapsulave është i hapur ose i dëmtuar, ose nëse bustina e pluhurit është e hapur ose e dëmtuar. Megjithatë nuk njihen efekte anësore të produktit, rekomandohet që të mos përdoret gjatë shtatëzanisë ose periudhës së hershme të ushqyerjes me gji. Në çdo rast, gjithmonë konsultohuni më përpara me mjekun tuaj.
- Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj nëse irritimi i murit të zorrës ose diarrea vazhdon.
- Duhet të ruhet në temperaturën e mjedisit, larg prej burimeve të nxehtësisë.
- Të mos ngrihet në frigorifer.
- Të ruhet larg vendeve të arritshme nga fëmijët.

Efektet anësore dhe kundërindikacionet
Tasectan nuk shkakton efekte anësore, e për pasojë nuk ka asnjë kundërindikacion për përdorimin e tij. Vepron mbi mekanizmin fizpatologjik të diarresë. Tasectan është trajtim fiziologjik i sigurt me efikasitet të provuar tek të rriturit. Tasectan vepron në mënyrë efektive  duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarrese akute me origjinë të ndryshme. Është efektiv brenda 12 orëve. Është trajtim fiziologjik që mund të administrohet me ose pa rehidrim oral. Partneri juaj ideal për trajtimin korrekt të diarresë akute tek të rriturit.

Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal
Është efektiv dhe redukton numrin e defekimeve 12 orë pas fillimit të trajtimit.
Redukton në mënyrë të rëndësishme frekuencën e të vjellave 12 orë pas fillimit të trajtimit krahasuar me gjëndjen fillestare. Në gjëndjen fillestare 50 % e pacientëve kishin të vjella, ndërsa 12 orë pas fillimit të trajnimit vetëm 2.3% e pacientëve paraqesin të vjella. Diarrea u përmirësua në mënyre të rëndësishme 12 orë pas fillimit të trajtimit  në grupin e pacientëve me kombinim Rehidrim Oral (Ro) + Tasectan. Trajtim i sigurt me efikasitet të provuar te të rriturit.

Çfarë kërkojnë mjekët nga një trajtim ideal me anti-diarreike tek të rriturit ?
- Të veprojë mbi mekanizmin fizpatologjik të sëmundjes së diarresë.
- Të jetë efektive dhe i provuar.
- Të jetë i sigurt ( pa efekte anësore & kundërindikacione ).
- Te veproje sa me shpejt qe te jete e mundur
- Të Rivendosjë e funksionit fiziologjik të paretit intestinal
Vepron mbi mekanizmin Fizpatologjik të sëmundjes së diarresë
Mekanizëm i dyfishtë veprimi në nivelin intestinal.

Mbron
Duke formuar një shtresë (film) e cila mbron muret e zorrës.
Duke rritur rezistencën e mukozës së zorrës ndaj proteinave pro-inflamatore.

Neutralizon
Duke formuar një kompleks me mukoproteinat pro-inflamatore, përgjegjëse të inflamacionit lokal.
Duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit të mukozës së zorrës.

Eleminon
Si pasojë muko proteinat pro-inflamatore ekskretohen së bashku me feçet. Tasectan redukton frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve diarreike. Tasectan përmireson në mënyrë të rëndësishme simptomat / shenjat e lidhura me diarrenë ( dhimbjen abdominale, feçet e ujshme, të vjellat). Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal.

Një problem mbarë botëror me ndikim social dhe ekonimik
Në vitin 2000 sëmundja e diarresë ka prekur rreth 1.4-2.5 milion njerëz. Diarreja akute është një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek fëmijët tek vendet në zhvillim.Incidenca dhe  rreziku i vdekshmërisë nga sëmundja diarresë  janë më të mëdha tek fëmijët nën moshën 1 vjeç, pas kësaj moshe kjo shkallë zbret në mënyrë progresive. Pasoja të tjera të sëmundjes së diarresë tek fëmijët në vendet e pazhvilluara janë malnutricioni, frenimi i rritjes dhe dëmtimi i funksionit njohës.Në vendet e zhvilluara një numër relativisht i vogël pacientësh vdesin nga diarrea, megjithatë ajo vazhdon të mbetet një shkak i rëndësishëm i sëmundshmërisë dhe kostove të konsiderueshme të kujdesit shëndetësor.
Përfaqëson një çrregullim të ekulibrit fiziologjik në mes përthithjes dhe sekrecionit të ujit dhe elektrolitëve në zorrë.
80% – 90% e ujit absorbohet në zorrën e hollë.
7-10 litra ujë vijnë çdo ditë në zorrën e hollë.
1-5 litra nga ushqimet
1-1.5 litra nga pështyma
2-3 litra nga sekrecionet e stomakut
2-3 litra nga lëngjet e zorreve
0.5-1 litra nga sekrecioni biliare
1.5 litra nga sekrecionet pankreatike
Jo më shumë se 1.5 litra/ditë në ileumin terminal

Faktorët Cekuilibrues
- Bakteret
- Parazitet
- Viruset
- Intoksikacionet ushqimore
- Inflamacionet me origjinë të ndryshme
- Barnat e ndryshme (antibiotiket, kolkicina, etj).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive