Është një medikament antiviral që mendohet se përveç gripit A dhe B do të kete efekt edhe ndaj gripit të pulës, kur ai kalon tek njeriu. Ai i përket grupit të medikamenteve që frenojnë neuraminidazën. Historia e zhvillimit Zhvillimi i një medikamenti të efektshëm kundër gripit ka filluar me tepër se 14 vjet më parë.
Shkencetaret e Monash University in Parkville, Australi, paraqiten në 14 tetor 1992 në një kongres mbi sëmundjet infektive në Los Angeles një lënde të efektshme kundër gripit tek mijtë. Ishte një pararendës i antiviralit Relenza. Mënyra e veprimit ishte e njëjta si ajo e Tamiflu. Megjithatë ai duhej të inhalohej përmes mushkërive. Norbert Bischofberger i firmës bioteknologjike amerikane Gilead në Foster City pranë San Francisco tentoi të zhvillonte një medikament, i cili vepron sipas të njëjtit parim, por në formë tablete. Pas zhvillimit, filloi një bashkëpunim me firmën Roche dhe nëntor 1996 filluan testet për lejimin e medikamentit. Në dhjetor 2000 Tamiflu merr liçensën si medikament kundër gripit në SHBA dhe në Japoni. Në qershor 2002 Tamiflu lejohet edhe nga BE . Mekanizmi i veprimit Tamiflu resorbohet shpejt në më tepër së 75%, në traktin tretës të organizmit dhe transformohet pothuajse i tëri nga enzimat speciale të mëlçisë (esterazat hepatike) në një produkt aktiv të metabolizmit të quajtur Oseltamivircarboxylat .Ky princip aktiv i formuar në kete mënyrë frenon në mënyrë selektive neuraminidazat e virusit të gripit. Këto neuraminidaza janë glykoproteina, të cilat ndodhen në sipërfaqen e virionit (një virus i cili nuk ka depërtuar ende në qelizë) Nuraminidaza i shërben viruseve të gripit që të tresin acidin sialinik, e cili vesh qelizat a strehuesit. Kështu virusi çlirohet nga një ngjitje që i ndodh tek qeliza kur do të dalë prej saj për të pushtuar qeliza të tjera.. Neuraminidazat e virusit, të cilat frenohen nga medikamenti, normalisht kanë një aktivitet enzimatik, i cili është vendimtar për çlirimin e viruseve të tjerë të sapokrijuar nga qelizat e infektuara dhe kështu edhe për përhapjen e mëtejshme të viruseve në organizëm.
Indikacionet e përdorimit
Për trajtim
Në mënyrë që të jetë i efektshëm medikamenti duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur pas fillimit të shenjave të sëmundjes. Optimalja do të kishte qënë brënda 36 orëve nga fillimi shenjave, por jo më vonë se dy ditë. Sa më herët të fillojë trajtimi aq me mirë. Tamiflu mund të merret bashkë me Paracetamol, Ibuprofen ose Acetylsalicylsäure (Aspirin), Në këtë rast ka një pakësimin të efektit të këtyre medikamenteve.
Për profilaksi
Tamiflu indikohet edhe në profilaksinë e gripit tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 13 vjeç e sipër.
Tamiflu nuk indikohet në fëmijët nën 1 vjeç.
Në studimet e profilaksisë , efektet e papëlqyeshme janë shumë të ngjashëm me ato gjatë trajtimit. Efektet më të shpeshta janë dhimbja e kokës, lodhje dhe nauze.
Dozimi Për mjekim 2 x 75 mg në ditë per 5 dite.
Për profilaksi çdo ditë 1 x 75 mg per 7 dite Efektet anësore Përgjithësisht tolerohet mirë. Në 10 vetë, një mund të ketë nauzea ose të vjella.
Duke e marrë atë me bukë, këto simptoma mund të reduktohen.
Efekte të tjera anësore më të paktë mund të jenë bronkiti, pagjumësia dhe marrjamendia, dhimbje, reaksione alergjike, bronkit , konjuktivit, dermatit, diarre etj.
Kundërindikacionet:
Ka situata ku Tamiflu nuk duhet përdorur ose duhet përdorur me kujdes të veçantë.
Kontraakeptivet orale:
Nuk dihet nëse ai duhet perdorur kur merren tableta kontra-akeptive.
Është mirë të diskutohet me mjekun që lëshon recetën.
Shtatzënia:
Nëse jeni shtatëzënë ose keni ndemend të mbeteni, mos e përdorni. Pyesni mjekun.
Ushqyerja me gji:
Nuk dihet nëse Tamiflu kalon tek femija përmes qumështit të gjirit.
Alegji:
Nëse jeni alergjik ju duhet të kontrolloni nëse Tamiflu perban substancat që iu bëjnë alergji.
Ngarja e makines ose puna më makineri:
Duket së Tamuflu nuk ka ndonjë efekt mbi aftësinë tuaj për të ngarë makinën apo për të punuar me makineri.
Alkoli:
Nuk dihet nëse alkoli ka ndonjë efekt mbi Tamiflu.
Megjithë është mirë të mos pihet alkol kur merret Tamiflu.
Ushqimi:
Nuk ka të dhëna që Tamiflu mund të cënohet nga ndonjë lloj ushqimi.
Dozë forma:
Forma e zakonshme është si kapsulë (gri lehtësisht e verdhë) përmban 75 mg të medikamentit aktiv dhe duhet të merret nga goja. Ndërsa medikamenti prodhohet nga Roche, ai është zhvilluar Gilead Sciences Inc. e cila posedon të drejtën e patentës, por që prodhimin ia ka kaluar Roche me tepër së 10 vjet më parë. Tamiflu është i liçensuar në më tepër së 50 vende. Ekziston dhe në formë të suspensionit oral prej 12mg/ml. Ofrohet si një pluhur i bardhë për bërjen e një suspensioni. I disponueshëm në shishe qelqi që përmban 25 ml suspension Ruajtja Kapsula dhe pluhri i bardhë për suspension duhen ruajtur në 25ºC Paketimi Tableta 75 mg vendosen në kuti dhjeteshe.
Përshkrimi:
Tamiflu lëshohet me recetë.
Si duhet marrë:
Është mirë që tableta të kapërdihet me një gote të mbushur me ujë.
Ju mund të merrni edhe nje gote tjetër uji mbas të parës nëse doni.
Çfarë ndodh nëse merret tepër?
Nëse ju merrni vetëm një dozë të tepër të Tamiflu ose e merrni atë me heret, nuk ka të ngjarë që të shkaktojë probleme . Por me tepër së një dozë mund të jetë e rrezikshme.
Po nëse nuk e marr një doze çfarë ndodh?
Nëse nuk e merrni në kohë, mund t’a merrni kur të kujtoheni , por pastaj vazhdoni me ritmin e rregullt . Por nëse dozes i vjen radha për dy orë atëherë merreni menjëherë dhe mos merrni atë të radhës dhe pastaj ktheuni tek ritmi normal.
Mos merrni dy doza në të njejtën kohë.
Mund të ndryshohet doza?
Për këto duhet të flitet me mjekun tuaj.
Mund të ndalohet marrja?
Nuk duhet ndaluar deri në fund të kurës sepse po të keni grip, ai do të vazhdojë.
Permbajta kimike e TAMUFLU:
Kapsula e Tamiflu 75mg përmban:
Oksid hekur (i zi)(E172)
Croscarmellose Sodium
FD and C Blue 2 (indigo carmine, E132)
Gelatin
Oseltamivir
Povidone
Niseshte misiri e xhelatinuar që me parë
Oksid hekuri (i kuq) (E172)
Shellac
Sodium Stearyl Fumarate
Talc
Titanium dioxide (E171)
Oksid hekuri ( i verdhë) (E172)
Suspensioni oral i Tamiflu 12mg/ml përmban:
Oseltamivir
Saccharin sodium (E954)
Sodium benzoate (E211)
Sodium dihydrogen citrate (E331 (a))
Sorbitol (E420)
Titanium dioxide (E171)
Arome Tutti Frutti
Maltodextrins (maize)
Propylene glycol
Gome arabike (E414)
Substanca identike me substancat natyrore (kryesisht prej bananesh, ananasi dhe pjeshke Xantham gum (E415)