Wednesday, November 23, 2016

Rhin-X (kapsula)

Çfarë është Rhin-X dhe kur përdoret?
Rhin-X është një mjet oral kundër rrufës. Ai e shfryn mukozën.
Përmes ndërtimit special të kapsulave (lirimi i ngadalësuar i substancës aktive) substancat aktive arrijnë vetëm ngadalë në gjak dhe përmes kësaj mundësojnë kohë të zgjatur të ndikimit.
Rhin-X zbut ankesat që shfaqen gjatë rrufës akute si p.sh. hunda e zënë, sekrecioni i tepruar, kruajtja, ënjtjet e mukozave të hundës dhe të zgavrave parahundore dhe shëron gjendjet e ngacmimit dhe pezmatimit të zbrazëtirës hundore dhe të grykës, të shkaktuara nga alergjitë (p.sh. rrufa e pjalmit të luleve).

Kur nuk duhet të përdoret Rhin-X?
Nëse është e njohur ndonjë alergji ndaj njërës prej substanca përmbajtëse, atëherë Rhin-X nuk duhet të merret.
Kjo vlen edhe për pacientët me tension të lartë të gjakut, puls të shpejtë(mbi 100 rrahje në minutë), sëmundje të tjera të rënda të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, me sëmundje të sheqerit ose me një hipertireozë.
Rhin-X është i kundërindikuar tek pacientet dhe pacientët me tension të brendshëm të zmadhuar të syrit (glaukom), prostatë të zmadhuar me retencion të urinës dhe mbyllje të qafës së fshikëzës, arteriosklerozë, epilepsi apo MAO-inhibitorë.
Rhin-X nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën 12 vjeç!

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Rhin-X?
Kujdesi është i nevojshëm tek pacientet dhe pacientët me dalje të ngushtuar të stomakut, me astmë, dhe tek çrregullimet e ritmit të zemrës dhe/ose të funksionit të mëlçisë.
Njerëzit e moshuar do të duhet ta përdorin Rhin-X vetëm pas konsultimit me mjekun.
Rhin-X mund ta përforcojë ndikimin e mjeteve qetësuese, mjeteve të gjumit, antidepresivëve dhe alkoolit.
Ilaçet e përdorura njëkohësisht mund të pengohen reciprokisht në ndikimet e tyre.
Rhin-X mund të shpiejë tek përgjumësia dhe të pengojë aftësinë e përgjithshme të reagimit. Bashkë me alkool këto efekte mund të jenë paparashikueshëm të forta.
Në trafikun rrugor dhe gjatë përdorimit të makinave është i nevojshëm kujdesi.
Rhin-X përmban një substancë aktive, e cila është e shënuar në listën e dopingut.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose pini apo përdorni nga jashtë ilaçe të tjera (edhe të blera vetë).

A duhet të përdoret Rhin-X gjatë shtatzanisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni shtatzënë apo jepni gji, nuk duhet të merrni Rhin-X.

Si ta përdorni Rhin-X?
Të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç: 1 kapsulë gëlltitet në mëngjes dhe në mbrëmje me pak ujë.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletën e udhëzimit për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Rhin-X?

Gjatë marrjes së Rhin-X mund të shfaqen këto efekte anësore:
Shpesh: përgjumësi dhe shushatje.
Herë pas here: kserostomi, nevrikosje, pengesa në pamje, rritje e tensionit ë brendshëm në sy, të pështjellë, ndjenjë e vapës, marramenth, çrregullim i ritmit të zemrës.
Rrallë: dhimbje koke, huti dhe shqetësim.
Shumë rrallë: rregulla të lëkurës, dëme në qelizat e gjakut.
Nëse vëreni efekte anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Rhin-X duhet të ruhet në paketimin origjinal, në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët, në vend të thatë dhe në temperaturë të dhomës (15 – 25°C).
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me „EXP.“.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona kanë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Rhin-X?
1 kapsulë përmban: 20mg fenilefrin-hidroklorid, 10mg dimenhidrinat, 25mg kofeinë.
Substanca aromatike: eritrosinë (E127), indigotinë (E132); substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Rhin-X?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci pa recetë të mjekut.
Paketim origjinal me 10 kapsula.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive