Wednesday, November 23, 2016

Rapidol S 200 mg (kapsulë)

1.ÇFARË ËSHTË RAPIDOL® S DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Rapidol®S përmban si lëndë vepruese ibuprofen, i cili bën pjesë te një grup barnash të quajtura barna anti-inflamatore jo-steroidale të cilat veprojnë duke lehtësuar dhimbjen, pakësuar inflamacionin dhe ethet.

Rapidol” S përdoret për lehtësimin e:

dhimbjes së kokës,
migrenës,
dhimbjes së kurrizit,
dhimbjeve të ciklit menstrual,
dhimbjes së dhëmbit,
inflamaconit të nervave (neuralgji),
dhimbjeve muskulare,
dhimbjeve reumatoide,
simptomat e të ftohtit,
gripit dhe ethet.
2. PARA SE TË PËRDORNI RAPIDOL® S

Mos e përdorni Rapidol® S:

Nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj ibuprofenit, aspirinës ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të renditur në Seksionin 6.
Nëse keni pasur vështirësi në frymëmarrje, përkeqësim të astmës, skuqje ose kruarje të tipit alergjik, rrjedhje nga hundët, kur keni marrë ibuprofen, aspirinë ose barna të tjera të ngjashme.
Nëse keni ose keni pasur gjakrrjedhje nga stomaku ose perforim pasi keni marrë ibuprofen, aspirinë ose barna të tjera të ngjashme.
Nëse keni ose keni pasur ulçera të stomakut, perforim ose gjakrrjedhje.
Nëse vuani nga probleme të rënda të veshkave, mëlçisë ose zemrës.
Nëse jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
Nëse jeni nën 12 vjeç.
Bëni kujdes të veçante me Rapidol® S:

Nëse vuani nga astma ose keni vuajtur më përpara.
Nëse keni probleme me veshkat, mëlçinë ose zemrën.
Nëse jeni duke përdorur barna anti-inflamatore jo-steroidale.
Nëse keni pasur probleme me presionin e lartë të gjakut ose pamjaftueshmën të zemrës, bisedoni me mjekun para përdorimit.
Nëse vuani nga sëmundje të indeve lidhëse siç është lupusi sistemik eritematoz.
Nëse keni probleme me gjakrrjedhjen ose mpiksjen e gjakut.
Nëse mjeku u ka thënë se jeni intolerant ndaj disa sheqernave.
Nëse jeni i moshuar.
Nëse keni pasur raste të sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulçerativ ose sëmundja Crohn
Nëse jeni duke marrë trajtim mjekësor të rregullt (shiko Seksionin -Përdorimi i barnave të tjera” me poshtë).
Ky produkt bën pjesë në një grup barnash (anti-inflamatore jo-steroidale) të cilat mund të përkeqësojnë fertilitetin tek femrat.
Ky efekt është i rikthyeshëm me ndërprejen e mjekimit.
Mund të përjetoni vështirësi në frymëmarrje (gulçime) nëse vuani ose keni vuajtur më përpara nga sëmundje alergjike.
Janë raportuar shumë rrallë reaksione serioze në lëkurë (si sindroma Steven-Johnson) të lidhura me përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroidale.
Përdorimi i Rapidol  S duhet të ndërpritet menjëherë sapo të shfaqet skuqje në lëkurë, ulçera të gojës ose ndonjë shenje tjetër të reaksionit alegjik.
Ka rritje të rrezikut për gjakrrjedhje të stomakut, duodenit dhe zorrëve (traktit gastrointestinal), ulçeracion ose perforim gjatë përdorimit të dozave të larta të barnave anti-inflamtore jo-steroidale, te pacientet me histori ulçere dhe te të moshuarit.
Rekomandohet që trajtimi të fillohet me dozën më të ulet.
Mundësia për të shtuar një agjent mbrojtës duhet të diskutohet me mjekun.
Tregojini mjekut tuaj nëse vini re simptoma të pazakonta — sidomos jashtëqitje të errëta, të vjella me gjak ose dhimbje barku — veçanërisht pasi keni marrë barin.
Barnat si ibuprofeni mund të lidhen me rritjen e rrezikut për infarkt të miokardit dhe goditje.
Çdo rrezik është me i mundshëm në doza të larta dhe trajtim të zgjatur në kohë.

Mos e rritni dozën e rekomanduar ose kohëzgjatjen e trajtimit (3 ditë), me përjashtim kur është mjeku që u ka këshilluar.

Nëse keni probleme me zemrën, keni pasur goditje të mëparshme ose nëse mendoni se mund të jeni në rrisk për të tilla kushte (për shembull nëse keni pasur presion të lartë të gjakut, diabet ose kolesterol të lartë ose nëse jeni duhanpirës), ju duhet ta diskutoni trajtimin tuaj me mjekun ose farmacisitin tuaj.
Përdorimi i zgjatur i çdo bari kundër dhimbjes së kokës mund ta përkeqësojë atë.
Nëse dhimbja juaj e kokës ose simptoma të tjera vazhdojnë ose nëse dhimbja dhe ethet janë përkeqësuar, ose nëse keni simptoma të tjera, bisedoni me mjekun ose farmacisitin tuaj.

Përdorimi i barnave të tjera
Ju lutemi tregojini mjekut ose farmacisitin tuaj nëse jeni dukë përdorur ose këni përdorur me përpara barna përfshirë dhe ato të marra pa recetën e mjekut.

Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke përdorur ndonjë nga sa më poshtë:

barna të tjera kundër dhimbjes ose anti-inflamatorë si acid acetilsalicilik, ibuprofen ose të tjera barna anti-inflamatore jo-steroidale ;
kortikosteroide (si prednisoloni) meqë këto mund të rritin rrezikun për ulçeracione ose gjakrrjedhje gastrointestinale ;
barna për presionin e lartë të gjakut ose pamjaftueshmërinë e zemrës (p.sh. ACE bllokuesit si kaptoprili, bata-bllokuesit si atenonoli, antagonistët e receptoreve të angiotensin II si losartani, diuretikët) meqë barnat anti-infalamtore jo-steroidale mund të pakësojnë veprimin e këtyre barnave ;
agjentë anti-trombocitarë (si acidi acetilsalicilik ose tiklopidinë) dhe bllokues selektivë të serotonin-reuptake (SSR1s, barna kundër depresionit) meqë këto mund të rritin rrezikun e efekteve anësore gastrointesinale ;
glikozide kardiake si digoksina meqë veprimi i tyre mund të rritet ;
litium (një bar kundër depresionit) meqë veprimi i litiumit mund të rritet ;
metotreksati (një bar kundër kancerit ose reumatizmës) meqë veprimi i metotreksatit mund të rritet ;
ciklosporina (një bar që pakëson reaksionet imune) mëqe ka të dhëna për rritje të rrezikut për toksicitet të veshkave ;
aminoglikozidët (një lloj antibiotikësh) meqë ka të dhëna për rritje të rrezikut për toksicitet të veshkave ;
probenecidi (nië bar kundër gutës) meqë mund të rritë veprimin e ibuprofenit ;
agjentë hipoglicemikë oralë (të përdorur për të trajtuar diabetin) meqë veprimi i tyre mund të rritet ;
zidovudin (një bar për trajtimin e HIV) meqë ka të dhëna të rritjes së rrezikut për gjakrrjedhje te personat hemofilikë dhe të prekur nga HIV të cilet marrin zidovudin dhe ibuprofen bashkë.
Mos përdomi Rapidol® S nëse jeni duke përdorur varfarinë ose heparinë (antikoagulantë) veç nëse është mjeku që ua ka këshilluar.

Disa barna mund të ndikojnë ose të ndikohen nga trajtimi me ibuprofen.
Prandaj, ju duhet të kërkoni në çdo rast këshillën e mjekut para përdorimit të ibuprofenit me barna të tjera.

Përdorimi i Rapidol®S me ushqime dhe pije
Ushqimi dhe pijet nuk kanë ndikim në efektet e Rapidol® S.
Megjithatë, ashtu si dhe për barnat e tjera, duhet të limitohet përdorimi i alkoolit.

Përdorimi i Rapidol®S gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji
Konsultohuni me mjekun tuaj për përdormin e këtij bari gjatë 6 muajve te parë të shtatzanisë.
Mos e përdorni këtë bar gjatë 3 muajve te fundit të shtatzanisë.
lbuprofeni mund të kalojë në qumështin e gjirit në përqëndrime shumë të vogla të padëmshme për të sapolindurin.
Nuk është e nevojshme të ndërpritet ushqyerja me gji për nië trajtim afatshkurtër dhe në dozat e rekomanduar.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Rapidol® S nuk ndikon në aftësinë për të drejtuar makinën ose për të përdorur makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa prej përbërësve të Rapidol®  S
Rapidol® S përmban sorbitol si një prej lëndëve ndihmëse.
Nëse mjeku juaj u ka thënë se keni intolerancë ndaj dise sheqernash, kontaktoni me mjekun para se të përdorni këtë produkt mjekësor.

3. SI TA PËRDORNI RAPIDOL® S

Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç:
Doza fillestare është 2 kapsula, dhe në vazhdimesi, nëse është e nevojshme 1 ose 2 kapsula çdo 4 orë.
Mos merrini më shumë se 6 kapsula (1200 mg ibuprofen) gjatë 24 orëve.
Mos i përtypni kapsulat.
Kapsulat gëlltitini me ujë.

Të moshuarit:
Barnat anti-inflamatore jo-steroidale duhet të përdoren me kujdes të veçantë nga të moshuarit të cilët janë më të prirur drejt efekteve anësore.
Ky produkt duhet të përdoret për një kohë të shkurtër.
Ju duhet të merrni dozën më të vogël për periudhën më të shkurtër të kohës të nevojshme për të lehtësuar simptomat.
Nuk duhet ta përdomi Rapidol® S për më gjatë se 3 ditë me përjashtim kur doktori u ka këshilluar ndryshe.

Nëse merrni më shumë seç duhet Rapidol®  S:
Nëse merrni më shumë seç duhet Rapidol®  S, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj menjëherë!

Mund të shfaqen shenja si: nausea, të vjella, dhimbje stomaku, dhimbje koke, marrje mendsh, përgjumje, pamje e mjegulluar ose tringëllima në vesh.

Nëse harroni të merrni Rapidol®  S:
Mos merrni një dozë dyfishe për të zëvendësuar kapsulën e harruar.

Nëse ndaloni përdorimin e Rapidol® S:
Nëse keni pyetje të tjera rreth përdorimit të këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacisitin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnatRapidol®  S mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdo kush mund ti ketë ato.

Nëse përjetoni ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme, ndërprisni marrjen e kapsulave dhe tregojini mjekut ose farmacisitit tuaj:

probleme me stomakun si dhimbje e papritur, indigjestion, ndjesi e të qënurit sëmurë dhe/ose të vjella, diarre ose konstipacion, gazra;
përkeqësim i kolitit ose sëmundjes Crohn ;
ulçera të stomakut ose ndonjë shenjë gjakrrjedhje nga stomaku ose zorrët (të vjella me gjak dhe/ose jashtëqitje me gjak). Këto simptoma jo domosdoshmërisht mund të paraprijen nga shenja paralajmeruese, mund të ndodhin në persona të cilët nuk kanë pasur probleme me stomakun më përpara dhe në raste të rralla mund të jenë fatale. Kur ndodh gjakrrjedhja, trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë;
probleme me mëlçinë ose veshkat ;
dhimbje fyti e rënduar me temperaturë të lartë dhe simptoma si të gripit, lodhje, gjakrrjedhje nga hunda ose lekura, ulçera në gojë ;
reaksione të rëndë në lëkurë si pilling i lëkurës ;
dhimbje e fortë kokë, ngurtësim i qafës, nause, të vjella, ethe ose konfuzion ;
reaksione alergjike si gulçim i pashpjegueshëm, veshtirësi në frymëmarrje, enjtje në fytyrë, gjuhë ose fyt, palpitacione (rrahje jo normale të zemrës), skuqje ose kruajtje në lëkurë (skuqje si prej hithre);
astma, përkeqësim i astmës ose gulçime ;
enjtje, presion i rritur gjaku ose pamjaftueshmëri kardiake.
Barnat si ibuprofeni mund të lidhen me rrije të rrezikut për infarkt të mokardit dhe goditje.
Nëse ndonjë nga këto efekte anësore bëhet më serioz, ose nëse vini re ndonjë efekt të papërmendur në këtë fletë-udhëzues, ju lutemi tregojini mjekut ose farmacisitit tuaj.

5. SI TA MBANI RAPIDOL® S

Vlefshmëria
30 muaj.
Mos e përdorni produktin mjekësor pas datës së skadencës e cila është shënar në paketim.

Ruajtja
Mos e mbani në temperature më të lartë se 25°C.
Mbajeni larg fëmijëve!

6. INFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Rapidol® S

Lënda vepruese: ibuprofen.
Çdo kapsulë xhelatinore e butë përmban 200 mg ibuprofen.

Përbërës të tjerë: Makrogol 600; hidroksid kaliumi, xhelatin, sorbitol lëng, ujë i purifikuar, bojë printimi “Opacode WB” e bardhë (përmban: ujë të purifikuar, dioksid titani, propilen glikol, alkool isopropilik, hipromelozë).

Çfarë pamje ka Rapidol® S dhe përmbajtja e paketimit

Forma farmaceutike
Kapsula, të buta.
Kapsula xhelatinore të buta xhelatinore, ovale, të qarta, lehtësisht të verdha, të shënuara me të bardhë me “1200″.

Natyra dhe përmbajtja e paketimit:
Rapidol® S kapsula xhelatinore të buta, 20 x 200 mg:
2 blistera (PVC/PE/PVdC/A1u) secila përmban 10 kapsula xhelatinore të buta, në një kuti kartoni.

Mbajtësi i të Drejtës per Marketing dhe Prodhuesi: Mbajtësi i të Drejtës për Marketing: PharmaSwiss.

Ky bar mund te merret dhe pa recetën e mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive