Wednesday, November 23, 2016

RANITAL

1. ÇFARË ËSHTË RANITAL DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Ranitidina i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminike H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ranital tableta përdoret për :

Mjekimin e ulçerës duodenale
Mjekimin e ulçerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjinë kancerogjene)
Mjekimin e sindromën Zollinger-Ellison
Gjithashtu, Ranital 150 mg tableta përdoret për:

Parandalimin e ulçerës duodenale
Parandalimin e ulcerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjine kancerogjene).
Mjekimin ose parandalimin e inflamimin e membranës mukoze të ezofagut, shkaktuar nga refluksi i lëngut të stomakut (refluks ezofagitit).
Profilaksinë e aspirimit të përmbajtjes gastrike gjatë anestezisë së përgjithshme tek pacientët që konsiderohen në rrezik për aspirim të acidit.
Parandalimin e vazhdueshëm të hemorragjisë si: stomakut dhe ulçerative (p.sh. ulçeracion stresi)
Parandalimin dhe mjekimin e dispepsisë
Parandalim e ulçerës duodenale të shkaktuar nga AIJS (anti-infiamatorët josteroidalë)
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI RANITAL

Para se të filloni mjekimin me Ranital, mjeku duhet të përjashtojë mundësinë e një kanceri të stomakut.
Mos përdorni Ranital nëse:

keni mbindjeshmëri ndaj ranitidinës ose ndaj ndonjërit prej antagonistëve H2-receptorëve të tjerë ose prej ndonjë nga përbërësit e tjerë të produktit mjekesor.
keni porfiri
Tregoni kujdes të veçantë me Ranital nëse:

keni dëmtime të funksionit të mëlçisë dhe/ose të veshkave;
jeni i moshuar dhe funksioni i veshkave dhe i mëlçisë është i dëmtuar;
jeni në dializë.
Ranital nuk duhet t’i jepet fëmijëve nën 2 vjeç.
Përdorimi i medikamenteve të tjera:

Ju lutemi, informoni mjekun për të gjithë medikamentet që jeni duke marrë ose që keni marrë së fundmi. Këtu përfshihen edhe medikamentet bimore dhe medikamentet që mund të blihen pa recetë mjekësore.

Në veçanti përpara se të merrni Ranital,  ju duhet të kontrolloni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtme:

antiacide ose sukrafate në dozë të madhe (2 g) – Ranital duhet të merret 2 orë përpara këtyre produkteve mjekësore.
produkte mjekësore absorbimi i të cilave varet nga pH (p.sh. ketokonazoli)
glipizid (bar që përdoret për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak).
midazolam, triazolam (barna që përdoren si sedativë ose për trajtimin e pagjumësisë)
Pyesni mjekun nëse nuk jeni të sigurt për veprimin e këtyre barnave.

Përdorimi i Ranital me ushqim dhe pije:

Ushqimi dhe pijet nuk ndikojnë në efektin e këtij bari.

Shtatzënia dhe Ushqyerja me gji

Këshillohuni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament.

Grate shtatëzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijën me gji mund të marrin Ranital vetëm në raste të veçanta, kur ky produkt konsiderohet i domosdoshëm.

Duhet të informoni mjekun ne rast se planifikoni një shtatzëni, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji. Ai do t’ju thotë nëse mund të përdorni Ranital.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri

Ranitidina nuk ndikon mbi aftësitë psikomotore të pacientëve. Në rast se ju shfaqet përgjumje ose marramendje, nuk duhet të drejtoni automjete apo të përdorni makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Ranital

Laktoza është një nga përbërësit e tabletave Ranital.

Kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj, nëse ju është thënë se keni intolerancë ndaj disa sheqernave.

3. MËNYRA E PËRDORIMIT  TË RANITAL

Mjeku do të përcaktojë sa tableta Ranital 150 mg ju duhet të merrni çdo ditë dhe për sa kohë do të zgjasë mjekimi juaj.

Gjatë përdorimit të këtij medikamenti duhet të respektoni me përpikmëri udhëzimet e mjekut.

Mos ndryshoni dozën e mjekimit pa u konsultuar më parë me mjekun.

Tabletat Ranital duhet të gëlltiten pa u përtypur, të shoqëruara me lëngje.

Ulçer duodenale

Mjekimi i ulçerës duodenale

Doza orale e rekomanduar e Ranital tek të rriturit është 150 mg dy herë në ditë ose si dozë e vetme 300 mg në darkë pas ushqimit ose përpara se të flini. Nëse është e nevojshme, mund të merret një antiacid për lehtësimin nga dhimbja; pacientët duhet ta marrin barin antiacid një orë përpara ose prapa marrjes së tabletave Ranital. Mjekimi i ulçerës duodenale zgjat nga 4 deri në 8 javë. Për shumicën e pacientëve është i mjaftueshëm një mjekimi prej 4 javësh.

Ulçer peptidike

Mjekimi i ulçerës peptidike

Doza orale e rekomanduar e Ranital tek të rriturit është 150 mg dy herë në ditë.

Për shumicën e pacientëve është i mjaftueshëm një mjekim prej 6 javësh.

Parandalimi i ulçerës peptidike

Doza orale e rekomanduar e Ranital tek të rriturit është 150 mg që merret në darkë përpara se të flini. Terapia mbajtëse zgjat nga 6 muaj në 1 vit.

Inflamimi i mukozës së ezofagut

Doza e zakonshme e rekomanduar për mjekimin e inflamimit të membranës mukoze të ezofagut është 150 mg ranitidinë dy herë në ditë.

Në raste me të rënda doza mund të rritet deri në 150 mg katër herë në ditë. Mjekimi zgjat nga 4 – 8 javë. Zakonisht, simptomat e sëmundjes zhduken brenda 1 deri 2 javë pas fillimit të mjekimit. Në rast rishfaqeje, mjekimi duhet të përsëritet.

Doza ditore maksimale e ranitidinës nuk duhet të kalojë 600 mg.

Sindroma Zollinger-Ellison

Doza orale e rekomanduar, tek të rriturit, ështe 150 mg Ranital dy herë në dite ose 300 mg Ranital njëherë në ditë, zakonisht në darkë. Doza do të rregullohet në bazë të nevojave tuaja, jo më shumë se 6 g në ditë.

Profilaksinë e aspirimit të përmbajtjes gastrike, tek pacientët që konsiderohen në rrezik për aspirim të acidit.

Administrim i vetëm prej 150 mg

Profilaksi e vazhdueshme e hemorragjisë nga stresi të stomakut dhe duodenale

Porsa të jetë e mundur përsëri gëlltitja e ushqimit, 1 tablete Ranital 150 mg dy herë në ditë, derisa të jeni nën risk.

Dispepsi

Doza orale e rekomanduar, tek të rriturit, është 150 mg Ranital dy herë në ditë ose një dozë e vetme 300 mg, në darkë pas ushimit ose përpara se të flini.

Çrrënjosja e Helicobakter pylori

Doza orale e rekomanduar e Ranital, tek të rriturit, është 300 mg dy herë në ditë ose një dozë e vetme 300 mg, në darkë pas ushimit ose përpara se të flini.

Dëmtim i funksionit renal

Në pacientët me funksion renal të dëmtuar (me klirens të kreatininës më pak se 50 ml/min) doza e rekomanduar është 150 mg në ditë.

Këta pacientë mund ta marrin edhe më shpesh produktin mjekësor, p.sh. çdo 12 orë, nëse kërkohet bazuar në gjëndjen e tyre. Nëse pacienti ka, gjithashtu, funksion hepatik të dëmtuar, doza e produktit mjekësor duhet të ulet.

Fëmijët mbi 2 vjeç

Doza ditore është 2-4 mg/kg peshë trupore, dy herë në ditë, por maksimumi 300 mg ranitidinë në ditë. Bazuar në përmbajtjen e substancës aktive, tabletat Ranital 150 mg janë të përshtatshme vetëm për fëmijët me peshë trupore më shumë se 35 kg.

Të moshuarit

Në pacientët e moshuar me dëmtim të funksionit hepatik dhe/ose renal, efekti i dozës normale tek të rriturit mund të rritet.

Pacientët në dializë

Hemodializa ul, përqëndrimin plazmatik të ranitidinës; si rrjedhim, pacientët në dializë duhet ta marrin dozën e përshkruar pas përfundimit të dializës.

Ranital nuk duhet t’i jepet fëmijëve nën 2 vjeç.

Nëse merrni më shumë tableta Ranital se sa duhet:

Në rastet kur aksidentalisht përdorni një sasi më të madhe tabletash, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin.

Intoksikimi për shkak të marrjes të një sasie të tepërt të tabletave ka pak të ngjarë të ndodhë.

Dozat e tepërta mund të shkaktojnë efekte anësore kalimtare të njëjta me ato që mund të ndodhin gjatë përdorimit klinik normal.

Në raste të tilla, duhet të merren masat e zakonshme për nxjerrjen e sasive të papërthithura të medikamentit nga trakti gastrointestinal. Ranitidina mund të eliminohet nga plazma me anë të hemodializës.

Nëse harroni të merrni Ranital:

Nëse keni harruar të merrni dozën e duhur të Ranital, merreni atë porsa të kujtoheni dhe pastaj vazhdoni me rregjimin normal të dozimit.

Nëse është pothuajse koha e marrjes së dozës së rradhës, shmangni dozën e harruar dhe merrni vetëm dozën e rradhës. Asnjëherë mos merrni dozë të dyfishtë për ta plotësuar dozën e harruar.

Nëse ndërprisni marrjen e Ranital

Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj, nëse doni të ndërprisni marrjen e këtij medikamenti.

Edhe nëse ndiheni mire, mbase eshtë e nevojshme të vazhdoni ta merrni këtë medikament.

Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj, nëse keni pyetje të tjera mbi përdorimin e këtij medikamenti.

4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME

Si të gjithë medikamentet, Ranital mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse mund të mos shfaqen tek të gjithë.

Nëse përjetoni gjëndjen e mëposhtme, ndërprisni marrjen e Ranital dhe tregojini menjëherë mjekut tuaj ose drejtohuni në spitalin më të afërt:

Një reaksion alergjik të rëndë (rash, të kruara, ënjtje të fytyrës, buzëve, gojës ose fytit që shkakton vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje).

Ky është një efekt anësor serioz por shumë i rrallë, i cili prek më pak se 1 në 10 000 pacientë. Mund t’ju duhet përkujdesje urgjente mjekësore ose shtrim në spital.

Jo të zakonshme (prekin më pak se 1 në 100 pacientë por më shumë se 1 në 1 000 pacientë).

Dhimbje koke
Lodhje
Vertigo
Eksantemë (erupsion kutan)
Ndryshime të përkohshme të nivelit të enzimave të mëlçisë
Diarre
Konstipacion
Të përziera
Të rralla (prekin më shumë se 1 në 10 000 pacientë por më pak se 1 në 1 000 pacientë )

Eritemë multiforme (erupsion kutan, të kruara, reaksione alergjike kutane të tilla si rash me pika të kuqe të çrregullta)
Rash kutan
Dhimbje të artikulacioneve
Dhimbje muskulare
Inflamacion i mëlçisë
Inflamacion i pankreasit (pankreatit)
Rritje e nivelit plazmatik të kreatininës.
Shumë të rralla (prekin  1 në 10 000 pacientë):

Dhimbje koke e rëndë
Çrregullime të pavullnetshme të lëvizjes
Gjëndje konfuzionale dhe nervozizëm
Haluçinacione
Depresion
Shikim i turbullt
Shtim i rënies së flokëve
Inflamacion renal (nefrit interstitial)
Çrregullime të ritmit kardiak
Inflamacion i enëve të gjakut (vaskulit)
Ndryshimi i vlerave të gjakut
Dhimbje gjoksi
Rritje e gjoksit tek meshkujt
Humbje e dëshirës seksuale dhe dobësim i potencialit seksual
Ju lutemi, flisni me mjekun tuaj nëse ndonjë nga kata efekte anësore përkeqësohet ose nëse vini re ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletë udhëzuese.

5. SI RUHET RANITAL

Të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.

Të ruhet në temperaturë nën 25°C

Të ruhet në paketimin origjinal

Bari nuk duhet të përdoret pas dates së skadencës të shënuar mbi paketë

6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Çfarë përmban Ranital tableta

Substance aktive është ranitidina, në formën e hidroklorurit të ranitidinës.

Ranital 150 mg tableta të veshura me film

Çdo tabletë përmban 150 mg ranitidinë, në formën e hidroklorurit të ranitidinës.

Përbërësit e tjerë janë: Përbërja e brendshme: silice koloidale anhider. celulozë mikrokristaline, amidon misri, laktozë monohidrate, stearat magnezi, povidon, talk

Veshja e jashtme: metilhidroksipropilcelulozë, ngjyrues (të verdhë) E172, makrogol 400, talk, dioksid titans E171, dyll karnaubi.

Si paraqitet Ranital dhe paketimi

Tabletat e Ranital 150 mg janë me ngjyre kafe në të verdhë, të rrumbullakta, tableta të veshura me film bikonvekse.

Paketimi: Kuti me 2 blistera (2 x 10), secila tabletë përmban 150 mg ranitidinë, në formën e hidroklorurit të ranitidinës.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive