Tableta 500 mg
Përbërja:
Një tabletë përmban: Paracetamol 500 mg.
Holluese: Polivinilpirolidon; Sorbitol 70%; Silicë koloidale të hidratuar; Talk; Stearat magnezi; Celulozë mikrokristaline.
Forma Farmaceutike Dhe Sasia:
Amballazh me 20 tableta.
Kategoria Farmakoterapeutike:
Analgezik — Antipiretik.
Titullari A.I.C. dhe Prodhuesi:
Industria Farmaceutica NOVA ARGENTIA – Gorgonzola – Milano
Amballazhimi Përfundimtar:
Industria Farmaceutica NOVA ARGENT1A – Gorgonzola – Milano
Përdorimet:
Si antipiretik ne trajtimin e sëmundjes së gripit, sëmundjet ekzantematike.
Si analgjezik në trajtimin e cefalesë dhe nevralgjisë.
Kundraindikacionet:
Hipersinsibilitet individual të vërtetuar ndaj barit.
Përkujdesje në përdorim:
Dozat e larta ose të zgjatura mund të provokojnë alteracione në ngarkim të veshkave dhe të gjakut.
Ndërveprime me barna te tjera:
Nuk njihen papajtueshmëri specifike.
Këshilla:
Në raste të rralla të reaksioneve alergjike te ndërpritet marrja.
Bari të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Dozat, mënyra dhe koha e përdorimit:
Një tabletë 3 – 4 herë në ditë deri në zhdukjen e shenjave të dhembjes.
Efekte te padëshirueshme:
Në raste të rralla mund të manifestohen eruzione te lëkurës mbi bazë alergjike, shqetësime epigastrike dhe marrje mendsh.
Vlefshmëria: 5 vjet.
Data e skadencës së shënuar i referohet produktit në amballazh të plotë të ruajtur me korrektësi.
Të mos përdoret produkti pas datës së skadencës të shënuar mbi amballazh.
Ruajtja: Produkti duhet të ruhet në amballazhin e mbyllur mirë, të mbrojtur nga drita.
Industria Farmaceutica NOVA ARGENTIA — Gorgonzola — Milano