Wednesday, November 23, 2016

PANKLAV® 375 mg

PËRBËRJA

1 tabletë e veshur me film përmban: amoksicilin 250 mg (në formë të amoksicilin trihidratit) acid klavulanik 125 mg (në formë klavulanatit të kalium).

1 tabletë e veshur me film përmban: amoksicilin 500 mg (në formë të amoksicilin trihidratit) acid klavulanik 125 mg (në formë klavulanatit  të kalium).

5 ml pudër për suspension përmbajnë: amoksicilin 125 mg (në formë të amoksicilin trihidratit) acid klavulanik 31.25 mg (në formë klavulanatit të kalium).

5 ml pudër për suspension përmbajnë: amoksicilin 250 mg (në formë të amoksicilin trihidratit) acid klavulanik 62.50 mg (në formë klavulanatit të kalium).

1 flakon me lëndë të thatë për përdorim i.v. përmban: amoksicilin 500 mg (në formë të amoksicilin natriumit) acid klavulanik 100 mg (në formë klavulanatit të kalium).

1 flakon me lëndë të thatë për përdorim i.v. përmban: amoksicilin 1000 mg (në formë të amoksicilin natriumit) acid klavulanik 200mg (në formë klavulanatit të kalium).

VEPRIMI
PANKLAV është preparat i kombinuar, i cili përmban amoksicilin dhe acid klavulanik.
Amoksicilina është penicilinë gjysëmsintetike me spektër të gjerë të veprimit antibakterial.
Vepron në mënyra baktericide mbi mikroorganizma Gram pozitiv dhe Gram negativ.
Eshtë e qëndueshme në prani të lëngut gastrik,por nuk është rezistent ndaj penicilinazës.
Acidi klavulanik me beta laktamazën e bakterieve (penicilinazën) ndërton komplekse të qëndrueshme, joaktive dhe parandalon shpërbërjen e amoksicilinës.

Ndaj amoksicilinës janë të ndjeshëm këto mikroorganizma:

- Gram pozitiv: Str. pneumoniae, Str. pyogenes, Str. viridans, Streptococcus beta hemolitik, Peptostreptococcus, shtame  të stafilokokëve që nuk prodhojnë peniciIinazë, Staphylococcus aureus dhe shtamet meticilin rezistente, shtamet e klostridiumeve, Ilojet e korinobakteriumit, Bacillus anthracis, Lysteria monocytogenes.

- Gram negativ: Haemophilus influenzae, Neisseria gonorrhoeae, Escherichia coli, Proteus mirabilis, shtamet e salmonelës, shtamet e shigelës, shtamet e Bacteroides, Bordetella pertussis, Branhamella catarrhalis, Klebsiella pneumoniae, Neisseria meningitidis,Vibrio cholerae, Pasteurela septica, Helicobacter pylori dhe jejuni, Cictrobacter diversus,Borrelia burgdorferi.
Amoksicilina frenon transpeptidazën, një enzimë e domosdoshme për transpeptidacionin e alaninës dhe sintezën e mukopeptideve, të rëndësishëm për rezistencën dhe qëndrueshmërinë e murit qelizor të mikroorganizmave të ndjeshëm.
Në fazën e ndarjes, për shkak të rezistencës së zvogëluar të murit qelizor dhe ndryshimeve të shtypjes osmotike,ndodh shkatërrimi i baktereve.
Pas përdorimit nga goja PANKLAV-i përthithet shpejtë dhe mirë, ndërsa prania e ushqimit nuk ndikon në përthithje. Përqëndrimi maksimal në plazmë arrihet pas 1-2,5 orë pas aplikimit nga goja.
Gjysëmkoha e eliminimit është rreth 1 orë, përveç rasteve kur kemi një fuksionim të zvogëluar veshkor ku ajo është e zgjatur.
Bari kalon mirë nëpër shumicën e indeve dhe lëngjeve të trupit.
Afërsisht rreth 60% e amoksicilinës dhe rreth 30% e acidit klavulanik jashtqitet me anë të urinës për  6 orë.

INDIKIMET

Infeksione të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm të:

Organeve të frymëmarrjes (bronkiti akut dhe kronik, bronkopneumonia);
Organeve urogjenitale (cistitis, uretritis, pielonefritis, bakteriuria në shtatëzëni, sepsisi puerperal, aborti septik, gonorrea);
Peritonitis, sepsisi intraabdominal, septicemia, endokarditi bakterial, ethet tifoide dhe paratifoide;
Infeksione në kirurgji dhe otorinolaringologji;
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta ;
Infeksione në stomatologji (gjatë përgatitjes për ndërhyrje kirurgjikale);
Sëmundja Lyme.
Vërejte: PANKLAV mund të aplikohet gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqimit të fëmijëve me gji.

DOZA DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

Dozat e preparatit për përdorim nga goja

Dozat për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç
Doza e zakonshme e preparatit PANKLAV është 250 mg/125 mg, tre herë në ditë (çdo tetë orë).
Doza mund të dyfishohet (e shprehur në dozë të amoksicilinës) në 500/125 mg, tre herë në ditë, në rast të infeksioneve me të rënda.

Dozat për fëmijë
Doza e rekomanduar ditore e preparatit PANKLAV për fëmijë deri 1 vjeç është 20-40 mg/kg, e ndarë në tre doza të veçanta (çdo tetë orë).

Fëmijët prej 1- 6 vjeç:
125-250 mg çdo 8 orë.

Fëmijët prej 6 – 12 vjeç:
250-500 mg çdo 8 orë.

Dozimi është dhënë në bazë të sasisë së amoksicilinës.
PANKLAV suspension përgatitet menjëherë para përdorimit duke e shtuar ujin e destiluar deri në vijën e shënuar dhe tundet mirë.

Dozat e preparatit për përdorim intravenoz.

Dozat për të rritur
1000 mg (e shprehur sipas amoksicilinës) në 8 orë.
Kjo dozë mund të rritet në 1000 mg (e shprehur sipas amoksicilinit) çdo 6 orë, për mjekim të sëmundjeve shumë të rënda.
Preparati PANKLAV injektohet në rrugë intravenoze gjatë  3-4 minutave.
Kur doza rritet jepet në forma të infuzionit të shkurtër intravenoz me kohëzgjatje prej 15- 30 minuta.

Doza për fëmijë
Fëmijeve deri në 3 muaj u jepen 25 mg/kg (e shprehur sipas amoksicilinës) çdo 8 orë, ose çdo 12 orë nëse bëhet fjalë për foshnja të posalindura dhe foshnjat e lindura para kohe.
Fëmijëve prej 3 deri 12 vjeç u jepen 25 mg/kg çdo 8 orë.
Te infeksionet serioze doza mund të rritet në 25 mg/kg në çdo 6 orë, Preparati PANKLAV injektohet si injeksion intravenoz përgjatë 3-4 minutave.
Kur doza rritet jepet në formë të infuzionit të shkurtër intravenoz me kohëzgjatje prej 15-30 minuta.

Për profilaksi në kirurgji
1000 mg (e shprehur sipas amoksicilinës) në formë të infuzionit intravenoz.
Në rast të operacioneve veçanërisht të rrezikshme (kirurgjia kolorektale) aplikohen 2-3 doza shtesë çdo 8 orë përgjatë 24 orëve të para (madje edhe më gjatë nëse ekziston rreziku i lartë nga infeksioni). Tretesira gjithnjë përgatitet e freskët dhe merret menjëherë në afat prej 30 minutash pasi është përgatitur.
Për të fituar tretësirë izotonike për përdorim intravenoz një flakon PANKLAV me përmbajtje  600 mg lëndë të thatë tretet në 15,5 ml ujë për injeksion, ndërsa një flakon me lëndë të thatë prej 1200 mg, tretet në 31 ml ujë për injeksion.
Për infuzion intravenoz Iënda e thatë tretet në vëllim më të madh të tretësit të infuzionit: PANKLAV 600 mg tretet deri në 50 ml vëllim, ndërsa PANKLAV 1200 mg deri në 100 ml vëllim.
Pas tretjes së substancës mund të shfaqet ndryshim i butë, kalimtar i ngjyrës (rozë), që ska rëndësi për cilësinë dhe efikasitetin e barit.
Për tretjen e injeksioneve PANKLAV nuk duhet të përdoren tretësira të dekstrozës.
Duhet shmangur përzierja me preparata të gjakut, tretësira të infuzioneve që përmbajnë albuminë dhe yndyrna, si dhe me aminooglikozide.

PANKLAV injeksionet nuk duhet të aplikohen në mënyrë intramusare.
Dozat në rastin e pamjaftueshmërisë renale.
Dozat përshtaten sipas vlerave të klirensit  të kreatininës.
Nëse klirensi i kreatininës është 10-30 ml/min jepen 250 mg çdo 12 orë, ndërsa nëse është më i vogël se 10 ml/min jepen 250 mg çdo 24 orë (e shprehur sipas amoksicilinës).

EFEKTET E PADËSHIRUARA
PANKLAV-i tolerohet mirë ndërsa efektet e padëshiruara janë të ralla dhe manifestohen si ndryshime në lëkurë (rash, kruarje, urtikarje), diarre dhe kolit (sidomos te fëmijët), vjellje,mundim, dhimbje barku, dëmtime të hepatociteve, verdhëza, pankreatiti.
Shumë rrallë mund te shfaqet anemi, trombocitopeni, purpura trombocitopenike, eozinofili, leukopeni dhe aglanulocitozë.
Këto manifestime janë me karakter kalimtar dhe zhduken me ndërprerjen e terapisë.
Shfaqja e urtikarieve është shenjë se ekziston mbindjeshmëri e madhe ndaj penicilinës.
Në raste të tilla,përdorimin e amoksicilinës duhet ta ndërpresim.
Gjatë përdorimit të preparatit PANKLAV, si dhe gjatë përdorimit të penicilinave të tjera, te personat me mbindjeshmëri të madhe ndaj penicilines, mund të shfaqen edema angioneurotike dhe shoku anafilaktik.

KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëri ndaj penicilinës ose acidit klavulanik.

PARALAJMËRIME
PANKLAV duhet aplikuar me kujdes në rastin e alergjisë në anamnezë veçanërisht në rastin e alergjisë ndaj cefalosporinave (mundësi e reaksionit të kryqëzuar).
Në rastin e pacientëve me pamjaftueshmëri renale, hepatike ose me mononukleozë infektive bari duhet të administrohet me kujdes (mundesi e shfaqes së rashit në lëkurë).

NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERË
Përdorimi në të njëjtën kohë i preparatit PANKLAV me hidroksidin e magnezit ose me hidroksidin e aluminit shkakton zvogëlimin e përthithjes të amoksicilinës.
Përdorimi i njëkohshëm me cimetidinën e rrit përqëndrimin dhe gjysëmkohën e eleminimit të amoksicilinës dhe acidit klavulanik.
Probenecidi ngadalëson sekretimin e amoksicilinës nga organizmi dhe rrit përqëndrimin e tij në gjak.
Administrimi i njëkohshëm me alopurinolin e rrit rrezikun e shfaqes se rashit, ndërsa me kontraceptivët me përdorim nga goja zvogëlon efikasitetin e këtij bari.

MBIDOZIMI DHE MJEKIMI I HELMIMIT
Marrja e dozave jashtëzakonisht të mëdha të amoksicilinës mund të jetë si pasojë përqëndrimin e këtij bari në urinë, madje edhe shfaqjen e kristalurisë.
Kjo mund të shmanget me konsumimin e sasive të mëdha të lëngjeve e që siguron sekretimin e përshtatshëm të barit.
Megjithatë, te pacientët me pamjaftueshmëri renale duhet të ndërmerren masa të veçanta (siç është për shembull hemodializa) për të mënjanuar sasitë e mëdha të amoksicilinës nga organizmi.

MËNYRA E RUAJTJES

Tabletat dhe suspensioni:
të ruhen në temperaturë prej 15 — 25° C, të mbrojtura nga drita dhe lagështia.

lnjeksionet:
të ruhen në temperaturë prej 15 — 25° C, të mbrojtura nga drita.

MËNYRA E DHËNIES
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

AFATI I PËRDORIMIT
2 vjet.
Bari nuk duhet të përdoret pas datës së shënuar në paketim.

PAKETIMI
Kuti me 15 tableta të veshur me film nga 250 mg + 125 mg.
Kuti me 20 tableta të veshur me film nga 500 mg + 125 mg.
Flakon me lëndë të thatë për përgatitje të 100 ml suspension (125mg + 31,25 mg) /5 ml.
Flakon me lëndë të thatë për përgatitje të 100 ml suspension (250 mg + 62,5 mg)/5 ml.
Kuti me 5 flakon me lëndë të thatë për përdorim  iv. (500 mg + 100 mg).
Kuti me 5 flakon me lëndë të thatë për perdorim i.v. (1000 mg + 200 mg).

PRODHON HEMOFARM  A.D.

Sërbi
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive