Shtesë ushqimore me bazë mirtillon roso,betulla alba,vitamin c,ndihmës në funksionimin e aparatit urinar.
Mënyra e përdorimit
5ml shurup 1 deri në 3 herë ne dite,mund të pihet edhe i tretur në ujë apo lëng frutash,në shurup janë të pranishme copa te ekstraktit,kjo nuk prek cilësinë e produktit.
Produkti duhet të tundet para përdorimit.
Mirtillo roso përmban flavonoide,antocianidine,acide organike dhe vitamina,ekstraktet e boronicës roze pengojnë aderimin bakterial në epitelin e rrugeve urinare.
Boronica e kuqe është në gjëndje të shkëpusë me 70 bakteret të ngjitura më parë në epitelin e rrugëve urinare. Efekti fillon pas 2 orësh,gjithashtu studimet kane treguar që ekstrakti i boronices së kuqe ul incidencë e cistiteve.Boronica e kuqe dhe trimetoprimi kane efekt të njëjtë në parandalimin e infeksioneve e përsëritura të fshikëzës së urinës.
Betulla Alba
Principet aktive të gjetura ne gjethet e meshteknes jane flavonoidet ,glikozidet,saponinet dhe taninet.
Gjethet e freskëta përmbajne dhe acid askorbik.
Mjeksia popullore e njeh mështeknën si bimë diuretike,antinflamatore dhe anestetike.
Kanë efekt antibakterial kundër Stafilococcus aureus.
Mjeksia moderne e përdor në traktin urinar ,në rastet e inflamacionit dhe si ndihmës në infeksionet bakteriale të traktit urinar.
Vitamina c
Eshtë e nevojeshme në mbrojtjen e sistemit imunitar.
Stimulon prodhimin e interferonit,që mbrojnë qelizat nga virozat.
Stimulon proliferimin e neutrofileve.