Një kapsulë përmban Ekstrakt të thatë:
Senne
Frangulae
Mender
Ingridientë të tjerë:
Laktozë, nisështë misri.
Masa e një kapsule 560 mg
Opstipal është një produkt herbal që përmban ekstrakt të tharë të gjetheve të senës, mendër dhe frangulae.
Këto bimë medicinale janë përdorur tradicionalisht për të trajtuar flatulencën, keqtretjen dhe konstipacionin dhe jep rezultate shumë të mira si në konstipacionin kronik ashtu dhe në atë rastësor.
Principi aktiv i gjetheve të senës vepron në fundin e fijeve nervore të kolonit duke nxitur peristaltikën e zorrës, ndihmuar tretjen natyrale dhe kështu parandalon konstipacionin dhe dembelizmin e zorrëve.
Frangulae njihet për vetitë laksative, ndërsa mendra ka veti qetësuese të flatulencës dhe krampeve.
Trajtimi me Opstipal është i sigurt.
Doza:
një kapsulë në mbrëmje, një orë para gjumit e shoqëruar me shumë ujë.
Zbrazja pritet në mëngjes.
Vërejtje:
Produkti nuk rekomandohet për:
Gratë shtatzëna dhe në gjidhënie;
Sëmundje akute inflamatore të zorrëve;
Dhimbje abdominale me shkak të panjohur;
Kolit ulçerative, sëmundje Chron;
Fëmijët nën 15 vjeç;
Çrregullime të balancës elektrolitike.
Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë i medikamentit sepse mund të çojë në rënie të nivelit të kaliumit.
Pacientëve që marrin mjekim me antiaritmike dhe antikoagulantë ju këshillohet një konsultë me mjekun para përdorimit të Opstipalit.