Tuesday, November 22, 2016

Oligovit (shurup) VitUp!

Produkt dietetik
Përbërësit   5 ml  100 ml  MDD*
Vitaminë A    0,22mg  4,4mg    1,5 mg
Vitaminë D3   0,005mg  0,10 mg   0,025mg
Vitaminë    E 3 mg  60 mg    540 mg
Vitaminë B1    0,6 mg  12 mg    100 mg
Vitaminë B2    0,4 mg  8 mg    40 mg
Nikotinamid    6 mg   120 mg   500 mg
Vitaminë B6    0,3 mg  6 mg    10 mg
D (+)-pantotenil alkohol  2,5 mg  50 mg    200 mg
Vitaminë C    30 mg   600 mg   1000 mg
*MDD – Doze maksimale ditore

Përbërësit e tjerë:
saharozë, vaj luledielli, humektans E 422,
Tretës
glycol propylene, emulgator E 431 , rregullator i aciditetit E-330 dhe E 331,
konservant
E 211 dhe E 218, klorid natriumi, EDTA, dhe aroma.

Proteina    0    0
Karboidrate   2,56 g   51,20g
Sheqerna     0,00048 g   0,01 g
Kalori   45 kJ/ 11 kcal 891 kJ/ 215 kcal

Efekti
Oligovit shurup vitaminash për fëmijët është një produkt vitaminash i paraparë ekskluzivisht për më të vegjëlit, sepse fëmijët kanë nevojë për vitamina që mundësojnë rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Oligovit shurup vitaminash përmban nëntë vitaminat e nevojshme për zhvillimet e ndryshme në proçeset metabolike dhe biokimike në trup.
Vitamina A është thelbësore për të parin, epitelizimin dhe zhvillimin e kockave. Vitamina D është esenciale për metabolizmin e kalciumit, duke siguruar një rritje të shëndetshme dhëmbësh dhe kockash.
Vitamina E mbron trupin nga radikalet e lira dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit.
Vitamina C rrit absorbimin e hekurit dhe merr pjesë në një numër te madh të oksidimit në proçeset e reduktimit në organizem.
Vitaminat B1, B2, B6, pantothenate, dhe nicotinamide sigurojnë funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit gastrointestinal dhe lëkurës.

Oligovit shurup vitaminash rekomandohet:

•Tek marrja e pamjaftueshme e vitaminave me ushqim (Të ushqyerit e rallë, të parregullt)
• Sikur shtojcë e vitaminave për ushqimin e dobët gjatë muajve të dimrit.
• si shtojcë ushqyese për shkak të mungesës së oreksit, lodhje dhe ndjeshmëria ndaj infeksioneve.
• si shtojcë ushqyese gjatë trajtimit me antibiotik.
• si shtojcë ushqyese e aktivitetit rekreativ fizik.

Mënyra e përdorimit

Për fëmijë prej 1 deri 6 vjeç:
Një herë në ditë nga një lugë kafeje (5 ml) shurup.

Fëmijët nga mosha 6 vjeçare:
Një herë në ditë nga 2 lugë kafeje (10 ml) shurup.
Para përdorimit të tundet mirë.

Vërejtje
Oligovit shurup vitaminash nuk duhet të përdoret nga fëmijët alergjik ndaj çdo përbërësi të këtij produkti.
Nuk rekomandohet marrja e njëkohshme të produkteve të tjera të cilat kanë vitaminë A dhe D, për shkak të mundësisë së mbidozimit të vitaminiave A dhe D.
Fëmijët të cilët vuajnë nga diabeti, Oligovit shurup vitaminash mund të përdorin vetëm pas konsultimit me mjekun e tyre.

Mënyra e ruajtjes
Të ruhet në paketim original në temperaturë deri në 25°C.
Pas përdorimit të parë, të ruhet në paketim original në temperaturë deri në 25°C, më së shumti 20 ditë.
Të mbahet jashtë arritjes së fëmijëve.

Paketimi
100 ml shurup.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive