1.ÇFARË ËSHTË ZAPILEX DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Zapilex i përket grupit të antipsikotikëve.
Zapilex përdoret për trajtimin e sëmundjeve me simptoma si:
haluçinacione auditive, vizive ose ndjesi për gjëra qe nuk ekzitojnë, besime të gabuara,dyshime të pazakonta,duke i shndërruar këta persona në njerëz të mbyllur në vetvete.
Gjithashtu,personat me këtë sëmundje, mund të ndihen të dëshpëruar, në ankth dhe të tensionuar.
Zapilex përdoret për trajtimin e simptomave si ekzaltim,shtim i energjive, nevojë më e pakët për gjumë,shpejtësi në të folur me ide të shpejta dhe ndonjë ndonjëherë irritabilitet i rëndë.
Gjithashtu është një stabilizues humori që parandalon luhatjet e skajshme të humorit,të cilat shoqërojnë këtë sëmundje.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI ZAPILEX
Mos përdorni Zapilez nëse:
Jeni i mbindjeshëm ndaj olanzapinës ose përbërësve të tjerë të Zapilex. Gjatë një reaksioni alergjik do të ndodhin: rash, kruarje, enjtje e fytyrës ose buzëve,vështirësi në frymëmarrje. Kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj nëse ju ndodhin simptomat e mësipërme.
Jeni diagnostikuar me glaukomë kënd-ngushtë.
Duhet të keni kujdes të veçantë në rastet e mëposhtme:
Barnat e këtij grupi mund të shkaktojnë lëvizje të pazakonta kryesisht në fytyrë dhe në gjuhë. Duhet të lajmëroni mjekun nëse ndodh pasi keni përdorur ZAPILEX.
Shumë rrallë barnat e këtij grupi mund të shkaktojnë kombinime të tilla si ethe, shpeshtësi në frymëmarrje,djersë,ngurtësi muskulare dhe përgjumje. Nëse kjo iu ndodh,ju duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun.
Nuk rekomandohet përdorimi i ZAPILEX tek pacientët e moshuar me demenca sepse mund të ketë efekte anësore serioze.
Kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj nëse vuani nga ndonjë prej sëmundjeve të mëposhtme:
Diabet ;
Sëmundje të zemrës ;
Sëmundjetë mëlçisë ose veshkave ;
Sindroma Parkinson ;
Epilepsi ;
Probleme të prostatës ;
Intestin i bllokuar (Paralytic ileum) ;
Çrregullime të gjakut ;
Ishemi .
Të afërmit tuaj duhet të lajmërojnë mjekun nëse ju vuani nga demenca dhe iu ka ndodhur ndonjëherë ishemi.
Si përkujdesje rutinë, nëse jeni mbi 65 vjeç, mjeku juaj mund te mbajë nën vëzhgim tensionin arterial.
Administrimi i barnave të tjera
Ju mund të përdorni barna të tjera gjatë kohës që administroni ZAPILEX,vetëm nëse iu ka këshilluar mjeku juaj.
Ju mund të ndiheni i përgjumur nëse ZAPILEX kombinohet me antidepresivë,anksiolitikë ose gjumësjellës.
Ju duhet të informoni mjekun nëse po merrni fluvoksaminë (një antidepresiv) ose ciprofloksacinë (një antibiotik) sepse mund të jetë i nevojshëm ndryshimi dozës së Zapilex.
Ju lutemi informoni mjekun tuaj nëse po përdorni ose keni përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë dhe ato pa recetë.
Veçanërisht duhet të lajmëroni mjekun nëse po përdorni barna për sindromën Parkinsonit.
Administritmi i Zapilex me ushqim dhe pije
Mos konsumoni pije alkoolike gjatë kohës që përdorni ZAPILEX sepse ZAPILEX së bashku me alkoolin mund të shkaktojnë përgjumje.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Informoni sa më parë mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë ose mendoni se jeni shtatzënë.
Ju nuk duhet ta përdorni këtë medikament kur jeni shtatzënë, me përjashtim të rasteve kur jeni konsultuar më parë me mjekun.
Ju nuk duhet të përdorni këtë medikament gjatë ushqimit me gji sepse sasi të vogla të ZAPILEX mund të kalojnë në qumështin e gjirit.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Ju mund të ndiheni të përgjumur kur trajtoheni me ZAPILEX.
Në raste, ju nuk duhet të drejtoni automjetin apo të përdorni makineri.
Kontaktoni mjekun tuaj.
Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Zapilex
ZAPILEX përmban laktozë.
Nëse jeni diagnostikuar me intolerancë nga disa sheqerna, duhet të kontaktoni me mjekun përpara përdorimit të Zapilex.
3.SI TË ADMINISTRONI ZAPILEX
Gjithmonë,administroni ZAPILEX saktësisht aq sa iu ka rekomanduar mjeku juaj.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.
Mjeku juaj do t’ju rekomandojë sasinë e tabletave ZAPILEX që duhet të merrni dhe kohëzgjatjen e trajtimit.
Doza ditore e ZAPILEX është rreth 5-20 mg.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat rikthehen por mos ndërprisni administrimin e ZAPILEX nëse mjeku nuk iu ka këshilluar.
Ju duhet të merrni ZAPILEX një herë në ditë sipas këshillës së mjekut tuaj.
Përpiquni të merrni tabletat në të njëjtin orar çdo ditë.
Mund ti administroni në mënyrë të pavarur nga ushqimi.
Tabletat ZAPILEX janë për përdorim oral.
Duhet të gëlltisni të gjithë tabletën ZAPILEX me një gotë ujë.
Mos ndërprisni trajtimin edhe pse mund të ndiheni më mirë.
Eshtë e rëndësishme të vazhdoni trajtimin me ZAPILEX për aq kohë sa ju ka këshilluar mjeku.
ZAPILEX nuk rekomandohet për pacientë nën 18 vjeç.
Nëse administroni më tepër ZAPILEX sesa duhet
Pacientëve, të cilët kanë administruar më tepër ZAPILEX sesa duhet, iu kanë ndodhur simptomat e mëposhtme:
rrahje të shpejta të zemrës, axhitim/ agresivitet, probleme me të folurin,lëvizje të pavullnetshme (veçanërisht të fytyrës dhe të gjuhës) dhe reduktim i nivelit të ndërgjegjes.
Simptoma të tjera mund të jenë:
konfuzion akut, konvulsione, koma, një kombinim i etheve, përshpejtim i frymëmarrjes, djersitje, kontraktime muskulare dhe përgjumje, ngadalësim i ritmit të frymëmarrjes,aspirim,tension arterial i lartë ose i ulët, ritëm anormal i zemrës.
Kontaktoni menjëherë spitalin ose mjekun tuaj.
Tregojini mjekut paketimin e tabletave.
Nëse harroni të administroni ZAPILEX Administroni tabletën sapo të kujtoheni.
Mos merrni dyfishin e dozës për të kompensuar dozën e harruar.
Nëse ndërprisni ZAPILEX
Nëse ndërprisni ZAPILEX menjëherë mund të ndodhin simptoma si djersitje, pagjumësi, dridhje, ankth ose të përziera dhe të vjella.
Mjeku juaj mund t’iu rekomandojë të reduktoni gradualisht dozën përpara përfundimit të trajtimit.
Ju lutemi pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse keni pyetje të mëtejshme rreth këtij produkti mjekësor.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera edhe ZAPILEX mund të ketë efekte anësore,megjithëse nuk ndodhin tek të gjithë personat.
Në këtëfletëudhëzues,kur një efekt anësor përshkruhet si i rrallë,do të thotë se është raportuar në më shumë se 1 në 10.000 pacientë, por më pak se 1 në 1000 pacientë.
Kur një efekt anësor përshkruhet si shumë i rrallë kjo do të thotë se është raportuar në më pak se 1 në 10.000 pacientë.
Efektet anësore nga ZAPILEX mund të përfshijnë:
përgjumje ose pafuqi, rritje në peshë, marramendje, shtim oreksi, mbajtje uji, konsfipacion, tharje e gojës, nervozizëm, lëvizje të pavullnetshme (veçanërisht të fytyrës dhe gjuhës), dridhje, kontraktim i muskujve ose spazma, probleme me të folurin dhe ndryshime të nivelit të disa qelizave të gjakut dhe yndyrnave.
Shumë rrallë,pacientëve mund t’iu ndodhë një inflamacion i pankreasit duke i shkaktuar dhembje të forta në stomak, ethe dhe të vjella.
Disa pacientë mund të ndihen të trullosur ose të pafuqishëm (me ngadalësim të rrahjeve të zemrës) në fillimin e trajtimit veçanërisht kur ngrihen në këmbë nga pozicioni shtrirë ose ulur.
Kjo zakonisht kalon me kalimin e kohës, por nëse nuk kalon duhet të lajmëroni mjekun.
Shumë rrallë, nga disa pacientë, ka patur raportime me ritme anormale të zemrës,të cilat mund të jenë shumë serioze.
Rrallë, ZAPILEX mund të shkaktojë reaksion alergjik (p.sh. enjtje e gojës dhe grykës, kruarje, rash) ngadalësim të ritmit të zemrës dhe sensitivitet ndaj dritës së diellit.
Shumë rrallë janë raportuar sëmundje të mëlçisë, ereksion i dhimbshëm dhe/ose i zgjatur ose vështirësi gjatë urinimit ,ulje e temperaturës normale të trupit,shfaqje të mpiksjeve të gjakut p.sh trombozë e thellë venoze në këmbë dhe sëmundje muskulore si dhembje të pashpjegueshme.
Disa pacientëve u kanë ndodhur rritje e nivelit të sheqerit në gjak, apo fillim i diabetit ose përkeqësim i tij, me këto-acidozë (prania e ketoneve në gjak dhe urinë) ose koma,e cila ndodh shumë rrallë.
Konvulsionet mund të ndodhin rrallë.
Epilepsia është raportuar në pjesën më të madhe të rasteve.
Ndërsa trajtohen me Zapilex, pacientët e moshuar me demenca mund të vuajnë nga:
ishemia, pneumonia, inkontinenca urinare, lodhja e tepërt, haluçinacione vizive, rritje e temperaturës së trupit, skuqje e lëkurës dhe probleme me ecjen.
Janë raportuar disa raste fatale në këtë grup të veçantë pacientësh.
ZAPILEX mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes Parkinson në këta pacientë.
Rrallë,femrat që janë trajtuar me barna të këtij grupi për një kohë të gjatë kanë filluar të:
sekretojnë qumësht,iu janë ndërprerë menstruacionet ose kanë patur çrregullime të ciklit menstrual.
Kontaktoni me mjekun tuaj nëse këto probleme vazhdojnë.
Shumë rrallë, foshnjat e lindura nga nëna, te cilat kanë përdorur ZAPILEX tremestrin e fundit të shtatzënisë, mund të kenë tremor,të jenë të përgjumur ose të këputur.
Ju lutemi kontaktoni me mjekun tuaj nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose iu ndodh ndonjë efekt anësor i papërmendur në fletëudhëzues.
5.SI TË RUANI ZAPILEX
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në paketim original dhe të mbrohet nga lagështia.
Mos përdorni tabletat Zapilex pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet dites së fundit të muajit.
Ju lutemi, pyesni farmacistin tuaj si të eliminoni barnat e papërdorura.
Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban ZAPILEX:
Substanca aktive është olanzapina.
Secila tabletë ZAPILEX përmban 5mg ose 10 mg olanzapin.
Sasia ekzakte është treguar në paketimin e tabletës ZAPILEX.
Përbërësit e tjerë janë:
celulozë mikrokristaline,laktozë monohidrat, amidon glikolat natriumi (tip A), stearat magnezi.
Pamja e ZAPILEX dhe përmbajtja e paketimit
Tabletat ZAPILEX 5mg janë rrumbullake, të verdha, bikonvekse, me një vizë në njërën anë.
Tableta mund të ndahet në dy gjysma të barabarta.
Tabletat 10 mg ZAPILEX janë rrumbullake,të verdha, bikonvekse.
Tabletat Zapilex janë të disponueshme në paketim me 28 dhe 56 tableta.
Jo të gjitha paketimet mund të tregëtohen.
Prodhues
Pabianickie Zaktady Farmaceutyczne Polfa S.A.
5 Marsz.J. Pitsudskiego Str.,95-200 Pabianice
Poloni