Indikacionet
Dhimbjet akute ekstra artikulare (Të kokës, qafës, mesit, muskulare);
Osteoartritin akut;
Dismenorre primare (dhimbjet gjatë mestruacioneve);
Dhimbjet post operatore.
Dozimi
1 bustinë (100 mg) 2 herë në ditë, nga goja.
Mënyra e përdorimit
Nimesulide big duhet të merret pas ushqimit.
Përmbajtja e plotë e një bustine NIMESULIDE BIG tretet në një gotë me ujë të pijshëm në temperaturën e mjedisit.
Solucioni i përftuar pas tretjes së një bustine NIMESULIDE BIG është i qarte. Solucioni i përftuar pihet ngadalë.
Ndërveprimet me barnat e tjerë
Shfaq veprim aditiv toksik me barnat hepatotoksike të tilla si: anti konvulsivet, (acid valpraik), anti fungalet, (ketokanazol), anti tuberkularet (isoniazid), takrina, pemoline, amiodaron, methotrexate, methyldopa, amoxicillin/acid clavulanik. Mund të zhvendoset nga vendi i lidhjes me proteinat, plazmatike nga fenofribatet, acidi salicilik dhe talbutamide.
Gjithashtu janë vërejtur edhe ndërveprime me lithium, probenicid dhe ciclosporinen.
Efektet anësore
Gjatë përdorimit të Nimesulide mund të vërehen këto efekte anësore:
1. Çrregullime gastro intestinale (diskomfort epigastik, hemorragji gastro intestinale, krampe abdominale, nauze, të vjella, diarre).
2. SNQ marrje mendsh, dhimbje koke.
3. Reaksione të hipersensibilitetit (rash në lëkurë, prurit, angioedemë, urtikarie, rinit, stomatit buloz/eroziv, bronkospazem, nekrolizeepidermale toksike).
4. Hepar: rritje të enzimave hepatike në gjak dhe rrallë hepatit i rëndë.
5. Sistemin urogjenital: rrallë janë vërejtur me hematuri, oliguri deri në insufiçencë renale.
6. Gjak: ralle janë vërejtur raste me trombocitopeni.
Kundërindikacionet
1. Mbindjeshmëri ndaj nimesulide ose ndonjërit prej përbërësve
2. Hemoragji gastrointestinale, sëmundje ulçeroze peptike aktive
3. Insufiçencë e rëndë renale (klirensi kreatinines < 30 ml/min) ose kardiake.
4. Patologjitë e njohura të heparit ose insufiçenca hepatike.
5. Çrregullimet e koagulimit .
6. Gratë shtatëzëna në tremujorin e tretë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
7. Fëmijët nën 12 vjeç.