Tuesday, November 22, 2016

Nafordyl (tableta)

Lisinopril 20mg
Nafordyl është një medikament antihipertensiv ACE-inhibitor.

Indikacionet
•  Trajtimi i hipertensionit arterial esencial.
•  Trajtimi i hipertensionit renovaskular.
•  Trajtimi i insufiçiencës kardiake kongjestive.
•  Parandalimi i insufiçiencës kardiake pas infarktit akut të miokardit .
•  Trajtimin e komplikacioneve renale të diabetit.

Masat që duhet të merren gjatë përdorimit
Para fillimit të trajtimit me NAFOrDYL preferohet të bëhet një vlerësim i funksionit renal. Në rastet me insuficiencë renale  duhen rregulluar dozat sipas nevojës. NAFORDYL  i kombinuar me diuretikë mbajtës të kaliumit shtojnë rrezikun për  hiperkalemi.
Gjatë trajtimit me lisinopril janë raportuar raste angiodeme.
Janë raportuar gjithashtu edhe raste me kollë të shkaktuar nga ACE-inhibitorët. Kolla është e thatë  dhe jo produktive që qetësohet vetë pas ndërprerjes se medikamentit.
Pacientët që planifikojnë ndërhyrje kirurgjikale ose anestezi të përgjithshme mund të rrezikohen nga hipotensioni.

Efektete të padëshiruara
Efektet anësore më të  shpeshta janë:  Marrje mendsh, dhimbje koke, të përzjera, kollë, hipotension, këputje dhe diarre.
Gjithashtu në raste më të rralla mund të  vërehen hipotension ortostatik,rash, të kruara dhe shikim i turbullt.

Dozat dhe mënyra e përdorimit
Hipertension esencial dhe renovaskular
•  Doza fillestare është 2.5-5 mg  në ditë.
•  Doza mbajtëse është 10-20 mg  në ditë.
•  Doza maksimale është 40 mg  në ditë.
Tek të sëmurët hipertensivë që janë trajtuar vetëm me diuretike, ndërkohë që fillon terapia me lisinopril mund të ndodhë një ulje e theksuar tensionit arterial.
Për  këtë arsye diuretikët duhen ndërprerë 2-3 ditë përpara fillimit të trajtimit me Nafordyl,   dhe dozat e lisinoprilit duhen ndryshuar në bazë të vlerave të presionit arterial.
Në rast se vlerat e presionit arterial mbeten të larta pas fillimit të trajtimit me  Nafordyl mund të shtohen sasi të vogla diuritiku dhe  dozat e Nafordyl rregullohen në bazë të vlerave të presionit arterial.
Dozat e barit në të sëmurë me insufiçencë renale.

Dekompesim kardiak
•  Doza fillestare është 2.5-5 mg  në ditë.
•  Doza mbajtësc është tc 5-20 mg  në ditë.

Infarkt akut i miokardit
Të sëmurët me presion sistolik më të lartë se 120 nmHg.
•  5 mg  /ditë në dy ditet e para  pas infarktit akut të miokardit.
•  10 mgl/ ditë pas 48 orësh.
•  10 mg/ ditë si dozë  mbajtëse për 6 javë ose  më shumë në varësi të gjendjes klinike të të sëmurit (duke matur vazhdimisht vlerat e presionit arterial dhe duke dozuar barin në  varësi të këtyre vlerave).
Të sëmurët me vlera të presionit arterial sistolik 100-120 mmHg
•  Doza fillestare është 2.5 mg  në ditë.
•  Doza mbajtëse është 5 mg  në dite për 6 javë ose më shumë në varësi të gjendjes klinike të të sëmurit (duke matur vazhdimisht vlerat e presionit arterial dhe duke dozuar barin në varësi të këtyre vlerave).

Shënim
Bari nuk duhet dhënë në të  sëmurët me presion arterial sistolik më të ulët se I00 nmHg.
Në qoftë se presioni arterial sistolik është më  i ulët se  I00 nmHg doza mbajtëse duhet të ulet përkohësisht nga 5 mg  deri 2.5 mg  në ditë.
Në rast të një hipotensioni të shprehur terapia me Nafordyl duhet të ndërpritet (presioni arterial sistolik më i ulët se 90 mmHg dhe që zgjat më  shumë se një orë).
Nefropati diabetike dhe komplikacione retinale të diabetit.
•  Doza fillestare është 2.5- 5 mg  në ditë.
•  Doza mbajtëse është I0- 20 mg  në ditë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive