Tuesday, November 22, 2016

Megastar ABD (pika)

Ky kompleks vitaminoz shërben për rregullimin dhe kordinimin e metabolizmit qelizor dhe funksionit organik, në rastet e një diete të varfër me to.

Përbërësit për 1ml janë:
1. Vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6 të domosdoshme në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave duke rritur rezistencën dhe qëndrueshmërinë e muskujve skeletik, dhe sistemit nervor e gastro-intenstinal.
2. Vitamina E 6.0 mg, është esenciale në funksionimin normal të indit muskular dhe nervor nëpërmjet aftësisë së saj antioksidante.
3. Vitamina A 42.0 mg e rëndësishme për funksionin viziv dhe ushqimin e indit epitelial.
4. Vitamina D3 5.0 mcg, ndihmon rritjen dhe mineralizimin e kockës duke rritur absorbimin e kalciumit.
5. Vitamina C 50.0 mg, rigjeneron qelizën nëpërmjet veprimit të saj antioksidant.

Mënyra e dhënies

Për fëmijë nga 0-2 vjeç: 6 pika dy herë në ditë ose 12 pika në ditë me një marrje.

Për fëmijë nga 2-5 vjeç: 12 pika (0.5 ml) dy herë në ditë.

Përbërja
Flakoni përmban 25 ml për administrim me pika.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive