Tuesday, November 22, 2016

MEDOCYCLINE

Përbërja.
Çdo kapsulë përmban 250mg Tetraciklinës klohidrat .

Përdorimet
Si një antibiotik me spektër të gjërë.

Indikimet
Tetraciklina është një antibiotik me spektër të gjërë veprimi.
Tetraciklina indikohet në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e mëposhtme:

Rikeciet: Ethet e Maleve Shkëmbore, tifo , ethet Q , ethet nga pickimi.
Mikoplazma pneumonie (PPLO, shkaktari Eaton).
Shkaktarët e psitakozës dhe ornitozës.
Shkaktarët e limfogranuloma venerum dhe granuloma inguinale.
Spiroketat shkaktare të ethes recidivante (Borrelia recurentis).
Mikroorganizmat gram-negativë të mëposhtëm:

Haemophylus ducreyi (chancroid)
Pasteurellapestis dhe Pasteurella tularensis
Bartonella bacilliformis
Speciet bacteroide
Vibrio comma dhe Vibrio fetus
Speciet e Brucella (së bashku me streptomicinën).
Për arsye se shumë nga shtamet e grupeve të mëposhtëme të mikroorganizmave janë rezistente ndaj tetraciklinës, janë të rekomandueshme provat e ndjeshmërisë.
Tetraciklina është e indikuar në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat gram-negativë të mëposhtëme, kur provat bakteriologjike tregojnë ndjeshmëri të mjaftueshme ndaj barit:

Escherichia coli
Enterobacter aerogenes (i njohur më parë si aerobacter aerogenes)
Speciet Shigella
Speciet Mima dhe speciet Herellea
Haemophillus influenzae (infeksione të traktit të frymëmarrjes)
Speciet Klebsiella (infeksione të traktit të frymëmarrjes dhe traktit urinar)
Neisseria meningitides
Tetraciklina është e indikuar në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat që vijojnë:

Mikroorganizmat Gram-pozitivë kur provat baktriollogjike tregojnë për ndjeshmëri ndaj barit:
Speciet Streptococcus
Diplococcus pneumoniae
Staphylococcus aureus (infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta).
Kur penicilina është e kundërindikuar, tetraciklinat janë altemativa për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga:

Neisseria gonorrhoeae
Treponema pallidum dhe Treponema pertenue (sifiliz)
Listeria monocytogenes
Speciet Clostridum
Bacillus anthracis
Fusiformis fusiformis (infeksioni i Vincentit ).
Speciet Actinomices
Në amebiazat akute të zorrëve, tetraciklinat mund të kombinohen shumë mirë me barnat amebicidë.
Në rastet e rënda të aknes, tetraciklinat mund të shërbejnë si terapi ndihmëse.
Tetraciklinat janë të indikuara në trajtimin e trakomës, megjithëse agjenti infektues jo gjithmonë mund të eliminohet, siç gjykohet nga imunofluoreshenca.
Konjuktiviti nga inkluzionet mund të trajtohet me tetraciklinë nga goja ose duke kombinuar barnat orale dhe ata lokalë.

Doza dhe mënyra e përdorimit
Nga goja
Të rriturit: 1 gram në ditë, e ndarë në disa doza.
Në disa raste mund të jepet deri në 8 herë në ditë, nga 250 mg.

Kujdes:
Antacidët dëmtojnë përthithjen dhe nuk duhet të jepen në të njëjtën kohë me tetraciklinat.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëri ndaj tetraciklinave.
Të mos përdoret në fëmijet deri në moshën 8 vjeç, meqënëse mund të dëmtojë dhëmbet (ndryshim ngjyre, hipoplazi të zmaltit).
Të mos përdoret në rastet me funksion të dëmtuar të veshkave dhe në shtatzëni.

Efektet anësore dhe përkujdesjet
Si për të gjithë ,antibiotikët, përdorimi i zgjatur i tetraciklinës mund të çojë në rritjen e mikroorganizmave jo të ndjeshëm, përfshi edhe myket.
Tetraciklina mund të pakësojë aktivitetin e protrombinës plazmatike.
Të mos administrohet së bashku me penicilinat.
Kapsulat e tetraciklines mund të shkaktojnë anoreksi, të përziera, të vjella, diarre, disfagi nga glositi, enterokolit, rash të lëkurës, fotosensibilizim.
Shumë rrallë mund të shkaktojë urtikarie ose anafilaksi.
Mund të konstatohet edhe anemi hemolitike, trombocitopeni, neutropeni.
Toksiciteti renal: Janë raportuar raste me rritje të azotemisë, në vartësi me dozën e përdorur.

Paraqitja
Kuti me 100, 500 dhe 1000 kapsula në blistër me nga 10 kapsula.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë, të mbrojtur nga drita.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive