PËRBËRJA: 100 gr përmban: Klortrimazol 4 gr; Metronidazol 20gr.
Shtesat: Parafine liquide; stereato glikoli, e polietilenglikoli, Sodio metile p-idrosibenzoato; Sodio propil p-idrosibenzoato, Ujë i sterilizuar.
Kategoria farmakoterapeutika:
Antimikrobik dhe antiseptik vaginale.
Indikimet:
Cerviko – vaginite, vulvo- vaginite të shkaktuar nga Trikomonas ose të shoqëruar edhe nga infeksione të shkaktuar nag Candida albicans, Gardnerella vaginalis dhe nga flora tjetër bakteriale e ndjeshme.
Meclon 1000 krem vaginal ,mund të përdoret edhe tek partnerët me qëllim profilaktik.
Kundërindikimet:
Hipersensibilitet individual ndaj këtij preparati ose ndaj komponenteve të tjera të këtij preparati.
Kujdes në përdorim:
Nuk duhet përdorur në gratë gjatë shtatzënisë , vetëm në raste të këshilluara dhe të kontrolluara nga mjeku.
Evitoni trajtimin me Meclon gjatë periudhës së menstruacioneve.
Ndërveprime të barnave:
Nuk janë të njohura.
Mbajeni medikamentin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.
Mënyra e përdorimit:
Nëpërmjet pjesës plastike që është e pranishme në kuti , vendosni kremin në brendësi një herë në ditë për të paktën 6 ditë rresht.
Preferohet vendosja e kremit në darkë përpara se të flini.
Në rastet me trikomonas siguri më të madhe ka gjatë trajtimit edhe me Metronidazol të marrë në rrugë orale(nga goja) , si tek gratë jo shtatzana , po ashtu edhe tek partneret meshkujt.
Efekte të padëshiruara:
Absorbimi i ulët lokal i princive aktive të preparatit nuk bën që të evidentohen efekte anësore.
Vihen re rrallë ndonjë iritim lokal, që rrallë kërkojnë ndalimin e trajtimit.
Rrallë mund të vihen re eruzione kutane dhe kjo kërkon ndërprerjen e trajtimit.
Mënyra e përdorimit të barit:
1 – Hapni tubetin e kremit
2 – Vendosni aplikatorin me një përdorim në tubin e hapur.
3 – Mbushni aplikatorin me krem.
4 – Shtyni pistonin deri në zbrasje të plotë, në vaginë.
Për një vendosje të mirë këshillohet pozicioni mbi shpinë, me këmbët lehtësisht të hapura.
Për të mbajtur një sterielitet të mirë duhet të hapet nje pjese e kremit meclon edhe jashtë vaginës në nivelin perivulvar dhe ate perianal.
Nëse mjeku përshkruan edhe trajtimin për partnerin me qëllim profilaktik kremi, duhet të aplikohet mbi glande dhe prepuzio për të paktën 6 ditë.
Vëmendje:
Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës të treguar mbi kuti.
Ftohen pacientët të komunikojnë me mjekun apo farmacistin e tyre për çfarëdo efekti të padëshiruar , që vihet re dhe që nuk është përshkruar në këtë fletë shoqëruese.