Përbërësit:
ujë , kripë deti, aloe barbadensis extract, benzalkonium chloride.
Efektet:
Marisol sensitive është një formulë speciale me ujë deti dhe ekstrakt të gjetheve aloe vera.
Aloe vera përmban një xhel natyral i cili ka veti antinflamatore dhe imunostimuluese.
Kjo çon në uljen e edemës dhe rigjenerimin e mukozes nazale gjatë dhe pas infeksioneve.
Ekstrakti i aloe vera përmban vitamine C, E dhe zink të cilat ndihmojnë në uljen e rriskut për infeksione virale dhe bakteriale të rrugëve të sipërme respiratore.
Marisol sensitive rregullon funksionin respirator fiziologjik, rrit përgjigjjen imunitare lokale dhe mbron mukozën nga dëmtime që mund të shkaktojne pluhurat, tymi i duhanit.
Formula e Marisol sensitive është e përshtatshme veçanërisht për personat me probleme alergjike dhe hiperndjeshmerie.
Shplarja herë pas herë me Marisol sensitive ju dhuron kaviteteve nazale higjene, përmirësimin dhe shërimin e plagëve të vogla, zvogëlon dhimbjen dhe diskomfortin e shkaktuar prej rrjedhjes së sekrecioneve.
Rekomandohet:
Në grip, në alergji të shoqëruara me kongjestion nazal, në infeksione virale;
Në plage të vogla nazale;
Në raste me tharje mukozash me çrregullime të funksioneve fiziologjike;
Pas përdorimit të kortikosteroideve inhalatore;
Për higjenë të përditshme nazale;
Si masë parandaluese te personat e predispozuar për probleme nazale gjatë qëndrimit në ambjente me ngrohje qëndrore apo ajër të kondicionuar.
Përdorimi sipas nevojave nga një spray në secilën vrimë të hundës, disa herë në ditë.
Për arsye higjene të përgjithshme secili individ duhet të përdori flakonin e tij personal.