Tuesday, November 22, 2016

Lysobact (tablet që shkrihen në gojë)

1.Çfarë është LYSOBACT dhe për çfarë përdoret
LYSOBACT është antiseptik oral.
Kombinimi i lizozimës dhe piridoksinës në lysobact tabletatat e rrit rezistencën jospecifike të mukozës së gojës ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale si dhe tregon veprim antiinflamator lokal.
Lysobact është i dedikuar për gjendjet inflamatore të mukozës së gojës.

Përmbajtja:
1 tabletë që shkrihet në gojë përmban: 20 mg lizozim klorid, 10 mg piridoksin klorid.

Paketimi: Kuti me 30 oribleta.

Si vepron LYSOBACT
Tabletat Lysobact përmbajnë si komponentë aktive lizozim, ndërsa si substancë ndihmëse përmbajnë piridoksinë me veprim sinergjist.
Lizozimi është mukopolisaharidazë e cila hidrolizon lidhjet glikozide ndërmjet acidit N-acetilmuramin dhe acetil-glukozaminë në muret e bakterieve.
Në këtë mënyrë lizozimi katalizon shpërbërjen hidrolitike të shumë bakterieve.
Lizozimi e plotëson veprimin e vet në bashkëveprim me imunoglobulinat komplementare sekretore të klasës ig-A pjesëmarrëse në mukozën orofaringeale.
Në këtë mënyrë lizozimi shfaq veprim lokal antiinflamator.
Piridoksin (vitamina B6) është i domosdoshëm për rritjen normale të lëkurës dhe mukozës orofaringeale, kurse në këtë preparat ka funksion mbojtës të mukozës së gojës.

Kur përdoret LYSOBACT
LYSOBACT oriblete përdoren tek gjendjet e inflamatore të mukozës se gojës siç janë:

gingiviti;
stomatiti;
aftat;
herpesi;
erozionet e mukozës orale pa marë parasysh etiologjinë.
Marrja e Lysobact-it shpejton veprimin e antibiotikut.

Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni LYSOBACT
Alergjia në komponentet e barit.

Përkujdesjet
Në rast të paraqitjes së reaksioneve alergjike në bar, është e domosdoshme të ndërpritet marrja e barit.
Personat e ndjeshëm në të bardhët e vesë duhet ti largohen aplikimit të lizozimës.
LYSOBACT tabletat nuk preferohen për fëmijët më të vegjël se 7 vjeç.
LYSOBACT tabletat nuk duhet të pihen por ato mbahen në gojë si karamele.

Marrja e LYSOBACT me ushqimin dhe pijet
Marja e pijeve dhe ushqimit nuk ndikon në veprimin e barit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
LYSOBACT mund të përdoret gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Efekti i lizozimit është më i fuqishëm në terapinë e kombinuar me antibiotikë të ndryshëm (penicilina, kloramfenikol, nitrofurantoinë).
Piridoksina potencon kalimin e levodopes në dopaminë dhe në këtë mënyrë zvogëlon veprimin e levodopes dhe ndikimin e tij në shërimin e parkinsonizmit.
Njëkohësisht me marrjen e izoniazidit rritet eliminimi i piridoksinës, por zvogëlohet mundësia për efektin e padëshirueshëm të izoniazidit i cili jep neuriti periferik.
Piridoksina është antidot për helmimin jatrogjen me izoniazid.
Cikloserina dhe hidralazina janë antagonist të piridoksinës.

3. Si përdoret LYSOBACT
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Efekti më i mirë gjatë shërimit arrihet me marrjen e 2 tabletave që shkrihen në goje 3 deri 4 herë në ditë.
Tabletat duhet mbajtur sa më shumë në gojë. Terapia zgjat 8 ditë kurse në rast nevoje mund të vazhdohet.

Nëse përdorni LYSOBACT më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse haroni të merrni LYSOBACT
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe LYSOBACT mund të shkaktojë efekte anësore.
Reaksione alergjike në njërën nga komponentet e barit që paraqiten rrallë.
Gjërsia terapeutike për të dy komponentet paraktikisht heq mundësinë e paraqitjeve së efekteve toksike eventuale.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga LYSOBACT, e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit :
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet pa recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive