Tuesday, November 22, 2016

Lorista 50 mg

1. Çfarë është dhe përse përdoret Lorista
Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 50 mg losartan potasiumi.
Tabletat e veshura me cipë Lorista 50 mg janë të rrumbullakta, lehtësisht bikonvekse, të bardha, me anë të pjerrëta, të shënjuara nga njëra anë.
Janë të disponueshme në kuti me 28 dhe 84 tableta, në paketim në blistera.
Grupi farmakoterapeutik: antagoniste të angiotensinës II.
Lorista është një bar për uljen e presionit të gjakut ( një antihipertensiv ).
Ai ul presionin e gjakut duke u lidhur me receptorët e angiotensinës dhe duke frenuar veprimin e angiotensinës II, një substancë që ngushton vazat e gjakut.
Si rrjedhojë, vazat e gjakut dilatohen dhe presioni i gjakut ulet .
Në pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës, Lorista do të ndihmojë në funksionimin më mirë të zemrës.

Bari është menduar :

për trajtimin e hipertensionit ( presionit të lartë të gjakut ),
për trajtimin e pamjaftueshmërisë së zemrës ( dobësim i zemrës ),
për reduktimin e riskut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë kardio-vaskulare në pacientët hipertensivë me hipertrofi të ventrikulit të majtë ( trashje e murit të ventrikulit të majtë ).
2. Përpara se të merrni Lorista
Mos merrni Lorista:

nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të barit.
Tregoni kujdes me Lorista:

nëse kohët e fundit keni vjellë ose keni patur diarre,
nëse keni sëmundje të veshkës ose mëlçisë.
Në pacientët e ndjeshëm, mund të ndodhin ndryshime në funksionin e veshkave, por që janë të rikthyeshme pas ndërprerjes së terapisë.
Gjatë trajtimit me Lorista, përqëndrimet e kratininës në serum duhet të monitorohen; prandaj, herë pas here mjeku duhet tu referohet analizave tuaja të gjakut.
Nëse ju keni ose keni pasur dëmtime të funksionit hepatik, mjeku juaj do të përshkruaj dozë më të ulur të barit.
Nëse jeni i dehidruar, ju mund të keni vertigo dhe dobësi në fillimin e trajtimit me Lorista; ato vinë si rrjedhojë e uljes së theksuar të presionit të gjakut.
Për rrjedhojë, mjeku do të përshkruajë dozë fillestare më të ulur të Loristës.
Efikasiteti dhe siguria e barit tek fëmijët nuk është e provuar, për rrjedhojë mos e jepni atë tek fëmijët.

Marrja e Loristës me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni barin me ose pa ushqim.
Ushqimi nuk ndikon në efektet e barit.

Shtatzënia
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla para marrjes së barit.
Lorista nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.
Nëse ngelni shtatzëne gjatë trajtimit me Lorista, informoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ai do t’ju përshkruaj një bar tjetër për uljen e presionit të gjakut.

Ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni këtë bar. Nuk është e njohur nëse losartani kalon në qumështin e gjirit.
Për shkak të efekteve të padëshiruara potenciale tek fëmijet, duhet të merret vendimi nëse do të ndërpritet ushqyerja me gji apo do të ndërpritet trajtimi, duke llogaritur rëndësinë e barit për nënën.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Pothuasje të gjithë pacientët mund të merren me punëra që kërkojnë vigjilencë ( p.sh. drejtimi i automjetit ose përdorimi i makinerive ); megjithatë, ju duhet të evitoni punë të tilla derisa të zbuloni se si do të reagoni ndaj barit.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Lorista
Ky bar përmban laktozë.
Nëse keni intolerancë ndaj disa sheqernave konsultohuni me mjekun përpara se të merrni këtë bar.

Marrja e barnave të tjerë
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjeter, madje edhe ato të papërshkruara.
Ju mund ta merrni Loristën njëkohësisht me barna të tjerë.
Është e rëndësishme të informoni mjekun nëse jeni duke marrë shtesë kaliumi, barna që ulin kaliumin ose kripëra zëvendësuese që përmbajnë kalium.

3. Si merret Lorista
Merreni gjithmonë Loristën ekzaktësisht siç ju ka instruktuar mjeku juaj.
Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.

Doza e zakonshme e Loristës:

Hipertension: Dozat e zakonshme fillestare dhe mbajtëse janë një tabletë ( 50 mg ) në ditë.
Doza maksimale ditore është 100 mg.
Mjeku do t’ju rregulloj dozat në intervale 3 deri 6 javë, mbështetur në përgjigjen e presionit tuaj të gjakut ndaj trajtimit.

Pamjaftueshmëria e zemrës: Doza fillestare në pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës është 12.5 mg një herë në ditë.
Mjeku do tu rrisë dozën pas një intervali prej një jave derisa të arrihet doza mbajtëse optimale.

Trashje e murit të ventrikulit të majtë: Doza fillestare e zakonshme është 50 mg në ditë.
Mjeku mund të rrisë dozën deri në 100 mg një herë në ditë duke llogaritur përgjigjen e presionit të gjakut ndaj trajtimit.
Merrini tabletat me pak lëngje; ju mund ta merrni ato dhe gjatë ngrënies.
Rekomandohet të merrni tabletat çdo ditë në të njëjtën kohë.
Ju mund ta merrni Loristën bashkë me barnat e tjerë për trajtimin e presionit të gjakut, me insulinën ose me barna te tjerë të zakonshëm për trajtimin e diabetit.
Nëse keni përshtypjen se efektet kanë qenë shumë të forta ose shumë të dobëta, bisedoni me mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni më shumë Lorista
Nëse keni marrë një doze më të lartë, presioni juaj i gjakut mund të ulet shumë dhe rrahjet tuaja të zemrës mund të shpeshtohen.
Në një rast të tillë, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin.

Nëse harroni të merrni Lorista
Merreni Loristën ashtu siç ju ka instruktuar mjeku.
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Merreni dozën tjetër sipas kohës së programuar.

Efektet pas ndalimit të terapisë me Lorista
Presioni i lartë i gjakut është risk për insult, goditje të zemrës, pamjaftueshmëri të zemrës dhe veshkave dhe mund të dëmtojë sistemin tuaj vaskular.
Losartan potasiumi ul presionin e gjakut.
Është e rëndësishme të ruani marrjen e barit çdo ditë edhe nëse presioni juaj i gjakut është brenda vlerave të rekomanduara.
Kontrolli i presionit të lartë të gjakut është një angazhim për tërë jetën.
Trajtimi mund të mos jetë i suksesshëm nëse ju e merrni barin herë pas here ose vetëm për një kohë të shkurtër .
Mos e ndërprisni marrjen e barit pa u konsultuar më parë me mjekun.

4 Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Lorista mund të ketë efekte anësore.
Në shumicën e pacientëve, losartan potasiumi nuk shkakton efekte anësore.
Në disa pacientë, mund të shfaqen efektet anësore të mëposhtme: vertigo, rash, marrje mendsh ose vertigo në momentin e zgjimit, rritje e nivelit të kaliumit, disfunksion hepatik, hepatit, urtikarie, të kruara, migrenë, diarre, dhimbje muskujsh dhe kollë.
Nëse ju ndodh një reaksion mbindjeshmërie, përfshirë enjtje të fytyrës, buzëve, grykës dhe / ose gjuhës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje, ndaloni marrjen e losartanit dhe konsultohuni menjëherë me mjekun.
Nëse ju vini re ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajtja e Loristës
Mbajeni larg  fëmijëve.
Lorista tableta të veshura me cipë 50 mg.
Ruajeni nga lagështia.
Ruajeni nën 30°C.

Data e skadimit
Mos e përdorni pas datës së skadencës së shënuar në paketim.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimit
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.                                                               KRKA.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive