1. ÇFARË ËSHTË BISOL DHE PËR SE PËRDORET Al
Bisol përmban bisoprolol si substancë aktive.
Bisoprololi i përket grupit të beta-bllokuesve.
Ai mund të përdoret për të mjekuar:
Angina pektoris (dhimbje gjoksi e shkaktuar nga bllokimi i arterieve të zemrës).
Hipertension (tension i lart i gjakut).
Insufiçencë kardiake kronike e moderuar ose e rëndë.
2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BISOL
Mos përdorni Bisol nëse:
Jeni alergjik ndaj bisoprololit ose ndaj përbërësve të tjerë të tabletës.
Keni insuficencë kardiake akute ose rëndim të insuficensës kardiake kronike.
Keni kaluar shok kardiogjen (një situatë në të cilën zemra është e paaftë të pompojë sasi të mjaftueshme gjaku në trupin tuaj).
Vuani nga blloku kardiak dhe nuk keni pacemaker.
Vuani nga bradikardia (ritëm i ngadaltë i rrahjeve të zemrës) ose rrahjet e zemrës janë jonormale për shkak të një sindromi të quajtur Sindromi i sinusit të sëmurë.
Keni qarkullim shumë të pakësuar të gjakut ose Sindromi Raynaud.
Keni frekuencë kardiake të ngadaltë (më pak se 60 rrahje në minutë) para fillimit të trajtimit.
Keni hipotension të theksuar.
Keni tumor të gjendrës mbiveshkore (feokromocitomë).
Vuani nga formë e rëndë e astmës bronkiale ose keni vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Vuani nga acidoza metabolike (një çrregullim metabolik i cili shkakton acidozë në gjak).
Tregoni kujdes të veçantë me Bisol nëse:
Vuani nga bronkospazma (astmë ose sindromin pulmonar obstruktiv).
Keni sëmundje të rëndë te mëlçisë ose të veshkave. Mjeku do të përcaktoje dozën e lejuar të Bisol në një maksimum deri në 10 mg në ditë.
Vuani nga diabeti dhe keni ndryshime të ndjeshme të glikemisë (nivelit të sheqerit në gjak). Bisol mund të rrisë frekuencën e këtyre ndryshimeve dhe të fshehë simptomat e hipoglikemisë (nivel i ulët i sheqerit në gjak).
I jeni nënshtruar një diete strikte.
Nëse jeni duke marrur terapi për desenzitizim.
Keni bllok atrioventrikular të shkallës së parë.
Keni qarkullim kardiak të dëmtuar për shkak te spazmave të arterieve koronare.
Keni sëmundje të arterieve periferike, bllokim te tyre (intensifikimi i ankesave mund të ndodhë zakonisht në fillim të terapisë).
Ju ose ndonjë pjestar i afërt i familjes vuani nga psoriasis.
Vuani nga reaksione alergjike të rënda. Barna si bisoprololi ndonjëherë mund ti përkeqësojnë këto gjendje.
Keni një tumor të gjendrës mbiveshkore (feokromocitomë) e cila po mjekohet me barna të caktuara.
Keni probleme me gjendrën tiroide. Bisoprololi mund t’i fshehë simptomat e një tiroideje hiperaktive.
Në astmën bronkiale ose në semundje të tjera obstruktive të mushkërive, të cilat mund të shkaktojnë simptoma, terapia bronkodilatatore mund të jepet në të njejtën kohë.
Ashtu si dhe beta-bllokatorët e tjerë, bisoprololi mund të rrisë si ndjeshmërinë ndaj alergenëve ashtu edhe gravitetin e reaksioneve anafilaktike.
Trajtimi me adrenalinë jo gjithmonë jep efektet terapeutike të dëshiruara.
Nëse ju do te kryeni anestezi, ju lutemi informojeni mjekun që jeni duke marrë bisoprolol.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun edhe nëse ndonjë nga çështjet e mësipërme ka qënë prezente tek ju në te kaluarën.
Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë se afërmi barna të tjera, përfshi dhe ato që merren pa përshkrimin e mjekut.
Barnat e quajtura digoksin ose klonidine, ose barnat që ulin frekuencën kardiake dhe/ose reduktojnë fuqinë hedhëse të gjakut nga zemra si (verapamili ose diltiazemi) mund të bëjnë që zemra juaj të rrahë shumë ngadalë ose shumë dobët.
Barnat për trajtimin e çrregullimeve të ritmit, si disopiramide, kinodine ose amiodarone.
Barna të tjera për trajtimin e anginës ose hipertensionit mund të japin rënie të theksuar të tensionit ose të ritmit të zemrës.
Bisoprololi mund të rrisë frekuencën dhe të fshehë simptomat e hipoglicemisë nëse përdoret me antidiabetikë oralë ose insulinë.
Beta-bllokuesit e tjerë edhe ata të përdorur me pika në sy, mund të potencojnë efektin e bisoprololit.
Simpatomimetikët që mund të gjenden te barnat frenues qendrorë të kollës dhe te koliret me pika në sy, të bashkëshoqëruara me bisoprololin mund të ulin efektin e të dy barnave.
Barnat parasimpatomimetike mund të rrisin percjellshmërine atrioventrikulare.
Anestetikët mund të shkaktojnë ulje jo normale të presionit të gjakut. Për këtë arsye ju duhet të informoni stafin mjekësor nëse jeni duke marrë bisoprolol, të paktën 24 orë para se ti nënshtroheni ndërhyrjes kirurgjikale.
Barna si barbituratet, disa antidepresivë (të njohur si antidepresivë triciklikë, si p.sh. imipramina) dhe fenotiazinat mund rrisin efektin e bisoprololit për uljen e presionit të gjakut.
Barna si NSAIDS (antiinflamatorë josteroidë si p.sh. indometacina). që përdoren si analgjezikë, mund të rrisin presionin e gjakut, dhe në këte mënyrë ulin efektin e bisoprololit.
Adrenalina, shpesh e përdorur nga dentistët, e ul efektin e bisoprololit. Prandaj, informojeni dentistin nëse jeni duke marrë bisoprolol.
Meflokina mund të rrisë rrezikun për bradikardi.
Antidepresivët e njohur si frenues të monoaminë oksidazës mund shkaktojnë ulje të madhe të presionit të gjakut ose rritje të tij.
Derivatet e ergotaminës shkaktojnë përkeqësim të çrregullimeve të qarkullimit periferik.
Përdorimi i Bisol me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni Bisolin me ose pa ushqim.
Ju duhet të shmangni përdorimin e tepruar të alkoholit, sepse e rrit efektin e bisoprololit duke ulur tensionin e gjakut.
Largoheni përdorimit të alkoholit në tërësi sepse ju bën të ndiheni më të paqartë dhe më euforikë se zakonisht.
Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshillim para përdorimit të çdo bari.
Bisoli nuk duhet të merret gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji.
Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Për shkak të efekteve hipotensive, bisoprololi mund të shkaktojë te disa njerëz ndjenjën e lodhjes, përgjumjes ose marrje mendsh.
Nëse ju i keni këto simptoma, mos drejtoni automjete dhe mos përdorni makineri.
3. SI TA PËRDORNI BISOL
Gjithmone merreni Bisolin ashtu si ju ka rekomanduar mjeku.
Nuk duhet të merrni asnjëherë me shumë tableta apo më shpesh sesa ju ka rekomanduar mjeku.
Merrni dozën tuaj një herë në ditë në mëngjes para apo gjatë ushqimit me pak ujë.
Terapia me Bisol është për kohë të gjatë.
Në rast të ndërprerjës, doza duhet të ulet gradualisht dhe ngadalë.
Hipertensioni (tension i lartë i gjakut) dhe angina pektoris
Të rriturit: Doza është individuale.
Zakonisht doza e fillimit të terapisë është 5 mg, një herë në ditë.
Doza mbajtëse në vazhdim është 10 mg nië herë në ditë.
Maksimumi i dozës së rekomanduar ditore është 20 mg në ditë.
Dozimi ne rastin e insuficences kardiake
Të rriturit: Nëse vuani nga insuficenca kardiake kronike, doktori juaj i cili ka përvojë me gjendje të tilla mund t’ju shtohet bisoprolol në terapinë tuaj.
Zakonisht, bisoprololi shtohet në terapinë e pacientëve që tashme kanë një terapi me doza optimale me ACE-inhibitorë (ose vazodilatatorë të tjerë në rast të intolerancës ndaj ACE-inhibitorëve), diuretikë dhe në disa raste me glikozidët kardiakë, që i paraprijnë marrjes së bisoprololit.
Mjeku do të përcaktojë se si do të rritet doza e bisoprololit në procesin e titracionit duke filluar nga 1.25 mg një herë në ditë deri në arritjen e dozës mbajtëse që zakonisht është 10 mg në ditë.
Rritja e dozës është graduale dhe e ngadaltë dhe zakonisht fillon me 1.25 mg një herë në ditë për 7 ditë.
Nëse tolerohet mirë rritet doza në 2.5 mg një herë në ditë për 7 ditë të tjera.
Nëse edhe kjo dozë tolerohet mirë, doza rritet ne 3.75 mg një herë në ditë për 7 ditë.
Nëse tolerohet mirë, doza rritet në 5 mg një herë në ditë për 4 javë.
Nëse tolerohet mirë, doza rritet në 7.5 mg një herë në ditë për 4 javë.
Nëse edhe kjo dozë tolerohet mirë gjate 4 javëve ateherë doza rritet në 10 mg dhe me këtë dozë vazhdohet terapia mbajtëse.
Pas fillimit të trajtimit me 1.25 mg, mjeku mund tju observojë për një periudhë 4 orëshe (veçanërisht përsa i përket presionit të gjakut, çrregullimeve të ritmit, frekuencës kardiake dhe shenjave të përkeqësimit të insufiçencës kardiake).
Doza maksimale e rekomanduar është 10 mg një herë në ditë.
Pacientët me funksion renal ose hepatik të dëmtuar
Nëse keni funksion të dëmtuar të veshkave ose mëlçisë, zakonisht nuk kërkohet ndonjë rregullimi i veçantë i dozimit.
Megjithatë, mjeku mund të vendosë një dozim me maksimum deri në 10 mg bisoprolol një herë në ditë vetëm nëse funksioni renal (klirensi i kreatininës <20 ml/min) ose funksioni i mëlçisë është i dëmtuar rëndë.
Të moshuarit
Nuk kërkohet ndonjë rregullim i veçantë i dozimit.
Fëmijët
Nuk rekomandohet përdorimi te fëmijët.
Nëse keni përshtypjen se efekti i Bisol është shumë i fortë ose shumë i dobët kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Nëse merrni më shumë Bisol sesa duhet
Nëse keni marrë shurnë tableta Bisol, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Simptomat e mbidozimit mund të përfshijnë rrahje të ngadalta të zemrës (bradikardi), hipotension, bronkospazma, insufiçencë kardiake akute dhe hipoglikemi (nivel i ulet i sheqerit në gjak).
Në përgjithësi në rastet e mbidozimit, mjekimi me bisoprolol duhet të ndërpritet dhe duhet të bëhet trajtimi mbështetës dhe simptomatik për mbidozim.
Nëse keni harruar të merrni Bisol
Nëse keni harruar të merrni një dozë, merreni atë sa më parë që të jetë e mundur.
Mos e dyfishoni dozën për të kompesuar dozën e humbur.
4. EFEKTE TË MUNDËSHME ANËSORE
Si të gjitha barnat, bisoprololi mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo te çdo pacient që përdor barin.
Efekte anësore shumë të shpeshta (haset në më shumë se 1 pacient ndër 100 pacientë që e përdorin) është bradikardia te pacientët që vuajnë nga insufiçenca kardiake kronike.
Efekte të shpeshta anësore (hasen 1 në 10 dhe 1 në 100 pacientë) janë hipotensioni, ndjenja e ftohtësisë ose mpirjes në gishtat e duarve ose këmbëve, lodhje, tejlodhje, marrjemendsh, dhimbje koke, nauze, të vjella, diarre, konstipacion.
Efekte anësore të pazakonta (hasen 1 në 100 dhe 1 në 1000 pacientë) mund të kemi lodhje muskulare dhe krampe, interference në ritmin normal të zemrës, përkeqësim të insufiçencës kardiake, hipotension në qëndrimin në këmbë, çrregullime të gjumit, depresion ose përkeqësim të problemeve të frymëmarrjes.
Efekte anësore të rralla (hasen 1 në 1,000 dhe 1 në 10,000 pacientë) janë ankthi, halucinacionet, reaksione në lëkurë (kruarje, enjtje, skuqje), hepatiti dhe rritje e enzimave hepatike (ju mund të vini re zverdhje të lëkurës ose të mukozave të syve), rritje të disa lipideve në gjak, impotencë, humbje të dëgjimit, rrjedhje të hundëve, sy të thatë.
Efekte anësore shumë të rralla (hasen në më pak se 1 në 10,000 pacientë) janë konjunktiviti, çrregullimet të të parit, përkeqësim i psoriasis ose shfaqje e skuqjeve në lëkurë të ngjashme me psoriasis, alopeci (rënie e flokëve).
Pacientët me insufiçence kardiake mund të vuajnë nga pamjaftueshmëri në frymëmarrje, frekuencë kardiake e ulët marrjemendsh, hipotension, rritje e frekuencës kardiake, infeksione virale ose pneumoni.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose ju vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletë shoqëruese të barit, ju lutemi kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
5. SI TA RUANI BISOL
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Ruajeni barin në vende të pakapshme dhe që nuk mund të shikohen nga fëmijët!
Mos e përdorni Bisol nëse ka kaluar data e skadimit e cila është e shtypur në paketim.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të muajit.
Barnat nuk duhet të eleminohen me mbeturinat e shtëpisë ose në tubat e ujit.
Pyesni mjekun ose farmacistin si ti eleminoni barnat që nuk ju duhen më ose që kanë skaduar.
Këto masa ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.
6.INFORMACIONE TË MËTEJSHME
Çfarë përmban Bisol
Substanca aktive është bisoprolol.
Çdo tabletë e mbështjellë me film përmban 2.5 mg, 5 mg ose 10 mg bisoprolol fumarate.
Përbërës të tjerë: Celuloze, mikrokristalore; anhidrat i hidrogjenfosfatit të kalciumit; laurilsulfat natriumi; krospovidone; anhidrat koloidal i dioksidit të silicit; dibehenate gliceroli; mbështjellëse opadry e bardhë Y-1-7000 (në 2.5 mg tabletat e veshura me film); mbështjellëse opadry e verdhë 02832859 (në 5 mg tabletat e veshura me film); mbështjellëse opadry e verdhë 02F32202 (në 10 mg tabletat e veshura me film).
Çfarë pamje ka Bisoli dhe çfarë përmban kutia
Tabletat e veshura me film Bisol 2.5 mg janë tableta me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakëta, bikonvekse, me një vijë ndarëse në mes të njërës anë.
Tabletat janë paketuar me vakum në një blister alumini (PVC(TE)PVdc/AI foil).
Çdo blister përmban 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (3 blistera) dhe një fletë shoqëruese të barit.
Tabletat e veshura me film Bisol 5 mg janë tableta me ngjyrë të verdhë, të rrumbullakëta, bikonvekse, me një vijë ndarëse në mes të njërës anë.
Tabletat janë paketuar me vakum në një blister alumini (PVC(TE)PVdc/AI foil).
Çdo blister përmban 10 tableta.
Kutia e litografuar përmban 30 tableta (3 blistera) dhe fletën shoqëruese të barit.
Tabletat e veshura me film Bisol 10 mg janë tableta me ngjyrë të verdhë në oker, të rrumbullakëta, bikonvekse, me një vijë ndarëse në mes të njërës anë.
Tabletat janë paketuar me vakum në në blister alumini (PVC(TE) PVdc/AI foil).
Çdo blister përmban 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (3 blisters) dhe fletën shoqëruese të barit.
Prodhues dhe Zotërues i të Drejtës për Tregëtim
ALKALOID