Monday, October 24, 2016

TRAUMAT E KAFKËS

Kuptohet një çfarëdo lloj dëmtimi në kafkë apo në tru për shkak të një
 goditjeje në kokë që mund të provokojë një plagë në lëkurën e kokes
ose, në raste më të rënda,një hemoragji të brendshme;në të dyja rastet
mund të jetë një frakturë e kockës së kafkës.

Simptomat: në rast të një tronditje të trurit(tronditje e trurit në brendësi të kafkës) verifikohet një humbje e shkurtër e ndjenjave ndërsa në rast të dëmtimeve të trurit mund të verifikohet edhe hemoragjia nga një vesh apo nga hunda.

Si të ndërhyjmë: të mbulojmë me fasho sterile plagët në kokë,të mbajmë ngrohtë të dëmtuarin duke e mbuluar me një mbulesë dhe të njoftohet ambulanca për ta shtruar në spital edhe nëse viktima nuk tregon
shenja të jashtme dëmtimi dhe është i ndërgjegjshëm(i dëmtuari në kokë megjithatë duhet konsideruar
një i plagosur i rëndë).
Nëse merr frymë,të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë me shumë kujdes ndërsa, nëse nuk merr frymë,të praktikojmë frymëmarrje artificiale.
Në rast të hemoragjisë së brendshme, nuk duhet të bllokohet rrjedhja jashtë e gjakut nga veshi apo hunda

dhe nuk duhet të vendoset absolutisht me pjesën e poshtme të varur poshtë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive