Përbërja
1 g krem përmban 300 Ul heparin natriumi, 3 mg alantoin dhe 4 mg iekspantenol.
1 g krem përmban 500 Ul heparin natriumi, 3 mg alantoin dhe 4 mg iekspantenol.
1 g xhel përmban 300 Ul heparin natriumi, 2,5 mg alantoin dhe 2,5 mg dekspantenol.
1 g xhel përmban 500 Ul heparin natriumi, 2,5 mg alantoin dhe 2,5 mg dekspantenol.
Të dhëna farmakologjike
Heparina, përbërja kryesore në preparat, gjendet edhe në organizmin e njeriut dhe zotëron efekte antikoaguluese që janë rrjedhojë e veprimit inhibues mbi disa faktorë të koagulimit.
Ka gjithashtu dhe efekte antitrombotike për shkak të vetise që ka për tu lidhur me qelizat endoteliale të enëve të gjakut. Heparina gjithashtu kundërshton direkt veprimet e disa trasmetuesve endogjenë si histamina, serotonina, acetilkolina, prej nga rrjedh edhe efekti i saj antiinflamator, antiedmatoz, spazmolitik i lehtë dhe antialergjik.
Përdorimi lokal inhibon enzimat të cilat hidrolizojnë mukopolisaharidet e indit lidhor, duke e mirësuar strukturën të indit lidhor që shpesh mund të jetë dëmtuar gjatë venopative me prejardhje të ndryshme, veti që rregullon raportet midis qelizave të indit lidhor dhe substancave bazë dhe sjell si rezultat normalizimin e trugorit, lehtësimin e tensionit dhe dhimbjes.
Kombinimi me dekspantenol dhe alantoin mundëson absorbim më të mirë të heparies.
Dekspantenoli është analogu alkoolik i acidit d-pantotenik (vitamin B5), me efekt antiinflamator shtesë ndaj atij të heparinës. Dekspantenoli stimulon gjithashtu granulimin dhe epitelizimin, rrit rezistencën e lëkurës ndaj infeksioineve dhe ka efekte dhe në shërimin e dëmtimeve të lëkurës.
Alantoina kur përdoret në përqëndrime të vogla, si edhe te ky preparat, shfaq efekte keratoplastike, stimulon poliferimin qelizor, epitelizimin e lëkurës së dëmtuar dhe proçeset metabolike të qelizave indit lidhor në lëkurë.
Indikacionet
Profilaksi dhe trajtim të çrregullimeve me prejardhje venoze, siç janë: ornboflebiti sipërfaqësor dhe flebotromboza, flebiti pas injeksioneve të aplikuara në vena, sindromi post-trombotik, vena varikoze, ulçera e kërcirit ( ulcus cruris ), dhimbjet nga edemat si pasojë e insufiçences venoze.
Mjekim i edemës ose hematomave pas kontuzioneve, distorsioneve, luksacioneve ose frakturave të kockave të cilat mund të jenë rezultat i traumave aksidentale ose gjatë aktiviteteve sportive.
Shërim i përshpejtuar i plagëve postoperatore dhe mjekim ndihmës për cikatricet. Mjekim i tendovaginitit, bursitit, epikondilitit.
Kundërindikacionet
Mbindjeshmëri ndaj njërës prej substancave aktive ose ndonjërit nga përbërësit ndihmës.
Ulçeracione gjakrrjedhëse të lëkurës së anësive, plagë të hapura ose lëkurë e dëmtuar.
Të mos përdoret në qoftë se sipërfaqja e lëkurës është e infektuar.
Masa paralajmëruese
Në veçanti duhet të kihet kujdes që preparati të mos ketë kontakt me sytë, mukozat ose plagët e hapura.
Lëkura ku do të aplikohet duhet të jetë e pastër pa substanca të tjera.
Nuk duhet të fërkohet vendi i aplikimit.
Shtatzania dhe ushqimi me gji:
Pas përdorimit lokal, vetëm një pjesë e vogël e heparinës hyn në qarkullimin sistematik. Heparina nuk kalon nëpër placentë dhe nuk kalon në qumështin e nënës.
Megjithatë, është i nevojshëm kujdes gjatë përdorimit për një kohë të gjatë.
Ndërveprime
Deri tani nuk janë vërejtur ndërveprime gjatë përdorimit lokal të preparatit.
Efekte anësore
Rallë shfaqen efekte anësore. Si edhe me preparate të tjera të ngjashme, mund të shfaqen reaksione alergjike me kruarje, skuqje dhe djegie. Në raste të tilla ndërpritet përdorimi i preparatit.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Preparati aplikohet në lëkurë mbi vendin e prekur, 2-3 herë në ditë, dhe fërkohet ngadalë. Kur vendoset në pjesën e kërcirit, fërkohet në drejtim nga poshtë lart. Rekomandohet të nxirren 5 cm të preparatit, jo njëkohësisht, por në pjesë të vogla të cilat fërkohen lehtë pas vendosjes.
Në rast të dëmtimeve ulçerative të lëkurës së këmbës, preparati vendoset në afërsi të dëmtimit ku ekzistojnë çrregullime të qarkullimit.
Gjatë flebotrombozës ose tromboflebitit, preparati vendoset në trashësi prej 1-2 mm dhe nuk fërkohet, por përdoret fasho okluzive.
Pas vendosjes së kremit, mund të formohet një shtresë e bardhë e hollë që zhduket me fërkim pasi kremi hyn në lëkurë.
Kremi nuk lë shenja dhe mund të lahet me ujë.
Preparati është i përshtatshëm ndhe për përdorim të gjatë.
Mbidozimi
Deri tani nuk ka të dhëna për mbidozim gjatë përdorimit lokal të preparatit.
Paketimi
Alven” krem 30 000, tubet me 40 g.
Alven” krem 50 000, tubet me 40 g.
Alven” xhel 30 000, tubet me 40 g.
Alven” xhel 30 000, tubet me 40 g.
Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Mbajeni larg femijëve!
Mos e përdorni pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lageshtia!