Thursday, October 27, 2016

ALORA 100mg (tableta te veshura me film)

PËRMBAJTJA
Çdo tabletë e veshur me film ALORA përmban 100 mg ekstrakt të Iules së sahatit – Passiflore incarnata- (përmban 3.5% flavonoide si Vitexin) dhe oksid hekuri të kuq red (E172) si agjent ngjyrosës.

VETITË FARMAKOLOGJIKE

Grupi farmakoterapeutik: Sedativ.

Kodl ATC: N/A

Ekstrakti i Lule sahatit është një bar sedativ, i cili përftohet nga bima natyrale e quajtur lulja e sahati ose Passiflora incarnata.
Ndër lëndët vepruese që përmban ekstrakti i lule sahatit përmenden një grup alkaloidesh të tillë si harman, harmol, harmalinë (hallucinogjen), herminë, harmalol dhe aribinë, dhe disa flavonoide si viteksina dhe orientina.
Ekstrakti gjithashtu përmban apigeninë e cila është përgjegjëse për veprimin antispazmodik.
Këto lëndë kanë një veprim kompleks mbi sistemin nervor dhe shkaktojnë efekte sedative (qetësuese), hipnotike (gjumëdhënëse), analgjezike (kundërshtojnë dhimbjen), anksiolitike (heqin ankthin) dhe antispazmodike (Iëshojnë spazmat).
Me qenë se ekstrakti natyral i Iule sahatit nuk shkakton varësi dhe efekte të padëshiruara, ai është më i sigurtë se qetësuesit dhe barbituratet.

INDIKIMET

ALORA tableta e veshur me film indikohet për trajtimin simptomatik të gjëndjeve të mëposhtme:

gjendje ankthi, çrregullime të gjumit, nervozizëm, distress, depresion i formës së lehtë (minimal);
çrregullime gastrointestinale dhe kardiovaskulare me natyrë nervore;
hipertension për shkak të hiperaktivitetit simpatik;
gjendje nervozizmi dhe agjitimi të gjeneralizuara ;
gjendje nervozizmit që shoqërojnë menstruacionet dhe menopauzën.
KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëria ndaj lëndëve vepruese dhe përberëse.

PARALAJMËRIME /  PËRKUJDESJE
Me qenë se siguria dhe efikasiteti në fëmijët me moshë nën 3 vjeç nuk është përcaktuar, përdorimi i këtij produkti mjekësor në këtë grup-moshë nuk është i këshilluar.
Përdorimi në fëmijë me moshë 3 deri 12 vjeç, lejohet vetëm me këshillën e mjekut.
Për ketë grup-moshë është më i përshtatshëm shurupi ALORA.
Në pacientët e moshuar, trajtimi duhet të fillohet me dozën më të vogël (minimale).

Përdorimi gjatë shtatzanisë dhe në gratë që ushqejnë fëmijët me gji
ALORA tableta të veshura me film mund të përdoret vetëm në rastet që është qartësisht e indikuar (e nevojshme).

Ndikimi mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe përdorur makineri
Veçanërisht personat që drejtojnë automjete dhe përdorin makineri duhet të mbajnë mirë parasysh se ky produkt mjekësor frenon sistemin nervor qëndror dhe, për këtë arsye, duhet të tregojnë kujdesin e nevojshëm.

EFEKTET ANËSORE DHE NGJARJET E PADËSHIRUARA
Në kushtet e përdorimit të këtij produkti mjekësor sipas dozave terapeutike të këshilluara nuk vërehen rreziqe për shëndetin apo efekte të padëshiruara.
Kur përdoren doza shumë të larta mund të vërehen konvulsione, frenim i sistemit nervor qëndror, hipotension, hipotermi dhe paraliza.

KËSHILLOHUNI ME MJEKUN NË RAST SE JU SHFAQEN EFEKTE TË PADËSHIRUARA.

NDËRVEPRIMET ME BARNAT E TJERË
Megjithëse ekstrakti i Iule sahatit është në përgjithësi i sigurt dhe nuk është vërejtur ndonjë ndërveprim negativ me barnat e tjerë, përdorimi i njëkohshëm me barna të tjerë që frenojnë sistemin nervor qëndror (Si p.sh. alkooli, barbituratet, barnat trankuilizues) mund të fuqizojë efektet sedative dhe gjumëdhënës.
Përdorimi i njëkohshëm me disulfiram duhet të shmanget.
Përdorimi i njëkohshëm i ALORA tableta të veshura me film dhe barnave antidepresante të grupit të frenuesve të MAO duhet të shmanget.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

Të rriturit dhe të rinjtë me moshë mbi 12 vjeç:

Për efekte sedative përgjatë gjithë ditës, këshillohet marrja nga goja e një doze 100mg, tre herë në ditë, përpara vakteve ushqimore.
Për trajtimin e çrregullimeve të gjumit, këshillohet marrja nga goja e një dozë 200-300mg, një herë në ditë, një orë përpara gjumit.
Kohëzgjatja e përdorimit:
Në rast se, megjithë përdorimin e këtij produkti mjekësor, simptomat vazhdojnë ose persistojnë, këshillohuni me mjekun.

MBIDOZIMI
Nuk janë raportuar raste mbidozimi.

KUSHTET E RUAJTJES
Të ruhet në vende me temperaturë nën 25°C, në paketimin origjinal.
Të mbahet në vende që nuk shihen dhe nuk arrihen nga fëmijët.

SI GJENDET/PARAQITET
ALORA 100 mg tableta të veshura me film gjendet në kuti me blister që përmbajnë 28 ose 84 tableta të veshura me film.

Alora 100 mg Tableta të Veshura me Film; gjendet në kuti me blistera të bardhë opak PVC/TE/PVDC/AI me 20, 30 ose 50 tableta te veshura me film.

FORMËDOZA TË TJERA FARMACEUTIKE
Alora Shurup; gjendet në shishe qelqi 100 ml, me agjyre qelibari, me kapak plastik dhe një lugë matëse 5 ml origjinale.

Zotëruesi i Lejes së Tregëtimit:
NOBEL ILAÇ SANAYII va TICARET A.S.
Inkilap Mah. Akçakoca Sok. No:10 Ümraniye 34768 Istanbul Turqi

Data dhe numri i Lejes se Tregëtimit:
Përpara se të përdorni këtë produkt mjekësor këshillohuni me mjekun.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive