1. ÇFARË ËSHTË ALMACIN DHE PËR ÇKA PËRDORET
Përmbajtja:
Një kapsulë përmban 588.2 mg amoksicilin trihidrat (ekuivalent me 500 mg amoksicilinë)
Forma farmaceutike:
Kapsulat Almacin janë me ngjyrë rozë të mbyllur e kuqe e errët, kapsula të forta xhelatinoze, të mbushura me pluhur të bardhë dhe gati në të bardhë.
Paketimi:
Kapsulat janë të paketuara në blister të presuar (AL/PVC), e cila përmban 8 kapsula në blister.
Kutia e kartonit përmban 16 kapsula (2 blister), dhe fletudhëzimin në brendësi të pakos.
Si vepron Almacin?
Kapsulat Almacin të 500 mg janë antibiotikë. Kapsulat përmbajnë barin e quajtur amoksicilin. Ky bar i përket grupit të “penicilinave”.
Kur përdoret Almacin?
Almacin përdoret për trajtimin e infeksioneve në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga bakteriet.
Përdoret gjithashtu për të parandaluar infeksionet me rastin e nxjerrjes së dhëmbëve ose me rastin e ndërhyrjeve kirurgjike.
Almacin mund të kombinohet edhe me barna të tjera për trajtimin e ulcerës në stomak.
2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI ALMACIN?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Almacin?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në penicilina ose në cefalosporina, ose në cilindo përbërës tjetër të Almacin-ës të përmendur më parë.
Përkujdesje të veçanta me Almacin:
Nëse ju jeni alergjik në ampicilin, penicilina, cefalosporina (ose në ndonjë antibiotik tjetër) ose në cilindo përbërës të këtij bari;
Nëse ju keni pasur ndonjëherë skuqje të lëkurës, enjtje të fytyrës ose qafës me rastin e marrjes së ndonjë antibiotiku;
Nëse ju keni ethe nga gjëndrrat (mononucleosis infectiva);
Nëse ju keni sëmundje të gjakut (leukemi limfatike);
Nëse ju keni probleme me veshka ose nëse nuk urinoni rregullisht;
Nëse keni çrregullime gastrointestinale sidomos nëse keni kolit.
Nëse ju bëni testimin e glukozës në urinë ose testimet e gjakut për funksionet e mëlçisë, informojeni mjekun se jeni duke marrur Almacin. Kjo është e nevojshme sepse Almacin-a mund të ndikojë në rezultatet e këtyre testeve.
Përdorimi i Almacin-ës me ushqime dhe pije
Almacin-a mund të merret me ose pa ushqim.
Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Almacin-a mund të merret gjatë shtatzënisë vetëm nëse realisht ka nevojë për këte.
Duhet kujdes i shtuar gjatë gjidhënies.
Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk janë raportuar efekte të padëshiruara në aftësitë psikofizike për ngarje të makinës apo për perdorim me makineri të rrezikshme.
Informata të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Almacin-ës
Almacin-a përmban monohidrat laktoze. Nëse mjeku i juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.
Kapsulat Almacin përmbajnë E122 dhe E124 të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrur në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.
Është me rëndësi të veçantё ti tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke marrur barnat në vijim:
Barna për trajtimin e podagrës (alopurinol, probenecid)
Barna kundër koagulimit të gjakut (si varfarinë)
Antibiotikë bakteriostatik (kloramfenikol, eritromicinë, sulfonamide dhe tetraciklina)
Metotreksat (bar citotoksik)
Nifedipinë dhe H2 antagonistë (cimetidinë, ranitidinë, famotidinë, dhe nizatidinë)
Aminoglikozide (barna për trajtimin e infeksioneve bakteriale)
Kontraceptivë oralë (të cilat përmbajnë estrogjene). Almacin-a mund ta pamundësojë veprimin kontraceptiv të këtyre barnave
3. SI TË MERRET ALMACIN-a?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Kapsulat të gëlltiten të tëra me një gotë ujë.
Dozimi i zakonshëm është:
Fëmijët me peshë trupore më pak se 40 kg të cilët kanë aftësi ti gëlltitin kapsulat:
Dozimi do të varet nga pesha trupore e fëmijës.
Mjeku i juaj do të ju këshillojë se sa Almacin duhet të marrë fëmija juaj.
Zakonisht fëmija duhet të marrë nga 40 mg deri në 90 mg për kilogram peshë trupore në ditë e ndarë në dy ose tri doza.
Zakonisht për fëmijë rekomandohet suspenzioni i Almacin-ës.
Të rriturit, të moshuarit dhe fëmijët mbi 40 kg peshë trupore:
Për trajtimin e infeksioneve të lehta dhe mesatare dozimi i zakonshëm i amoksicilinës është 1 kapsulë (500 mg) çdo 12 orë. Doza e 1 kapsule (500 mg) çdo 8 orë duhet të merret për trajtimin e infeksioneve të rënda.
Doza prej 6 kapsulave (3 g) dy herë në ditë rekomandohet për trajtimin e rasteve të përshtatshme me infeksione të rënda purulente (me qelb) rekurente (që përsëriten) të sistemit të frymëmarrjes (doza maksimale e rekomanduar orale për të rritur është 6 g në ditë në doza të ndara).
Infeksionet e traktit urinar: dy doza nga 3 gram (6 x 500 mg kapsula) në inerval kohor mes dozave 10-12 orë.
Abscesi dental (infeksion nën mishin e dhëmbëve dhe nën dhëmbë):dy doza nga 3 gram (6 x 500 mg kapsula) në interval kohor mes dozave 8 orë.
Gonoreja (sëmundje infektive që përcillet me marrëdhënie seksuale): doza e vetme prej 3 g (6 x 500 mg kapsula).
Sëmundja e hershme Lyme (eritema migrans e izoluar): 50 mg/kg/në ditë e ndarë në 3 doza, në interval kohor 14- 21 ditë.
Për çrrënjosjen e infeksionit me Helicobacter pylori te sëmundja ulceroze peptike (duodenale dhe gastrike): Almacin-a rekomandohet në lidhmëri me inhibitorët e pompës protonike dhe me barna tjera antimikrobike: doza e zakonshme është 1000 mg çdo 12 orë, dhe dozimi i zakonshëm te fëmijët është 50 mg/kg në ditë e ndarë në doza çdo 12 orë.
Për parandalimin e infeksionit gjatë trajtimeve kirurgjike
Për të rriturit (duke i futur edhe të moshuarit) doza e rekomanduar është 3 g oral 1 orë pas procedurës kirurgjike. Doza e dytë duhet të jepet pas 6 orëve, nëse mjeku e konsideron të domosdoshme. Barnat e tjera mund të jepen në të njejten kohë. Më tepër informata mund të ju jap mjeku juaj ose farmacisti.
Problemet me veshka
Nëse ju keni probleme me veshka, mjeku juaj do ta zvoglojë dozën. mjeku juaj do të ju jap informata të detajuara shtesë në rast se ju jeni në dializë.
Nëse përdorni Almacin më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Alamacin-ës sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Shenjat e intoksikimit mund të jenë fryrja e barkut (nauze, vjellje, ose dijarre) ose formimi i kristaleve në urinë, që mund të përcillet me turbullim të urinës, ose me probleme të urinimit. Bisedoni me mjekun sa më parë që mundeni.
Nëse keni harruar ta merrni Almacin
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.
Nëse e ndërpreni marrjen e Almacin-ës
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Alamacin-a mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara janë kategorizuar në bazë të frekuencës së tyre.
Menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe informojeni mjekun tuaj ose shkoni në qendrën emergjente nëse do të keni ndonjerin nga simptomat në vijim pas marrjes së këtij bari, sepse mund të jetë e nevojshme trajtimi emergjent:
Këto efekte të padëshiruara janë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar):
- reaksione alergjike ku mund të shfaqen këto shenja: kruarje e lëkurës dhe skuqje, enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës, e trupit dhe vështirësi me frymëmarrje. Këto mund të jenë të rrezikshme dhe mund të pasojë vdekja.
- gjakderdhje nënlëkurore dhe mavijosje. Kjo është për shkak të inflamacionit të murit të enëve të gjakut për shkak të reaksionit alergjik. Kjo mund të jetë në lidhmëri me dhembje të nyjeve (artritis) dhe me probleme me veshka.
- Reaksioni i vonshëm alergjik zakonisht mund të shfaqet 7 deri në 12 ditë pas marrjes së Almacin-ës, disa nga shenjat me të cilat mund të manifestohet janë: skuqja, ethet, dhembjet e nyjeve dhe rritja e gjëndrrave limfatike sidomos në nënsqetulla.
- Reaksioni i lëkurës i njohur si ‘eritema multiforme’ e cila mund të manifestohet me: shirita me pika të kuqe të cilat kruhen në lëkurë sidomos në shuplakat e duarve ose në shputat e këmbëve, ‘të ngjashme me urtikat’ enjte të caktuara në lëkurë, fusha të ndjeshme në sipërfaqen e gojës, syve dhe gjenitaleve. Ju mund të keni ethe dhe të ndjeheni shumë i lodhur.
- Reaksione tjera të rёnda mund të jenë: ndryshime në ngjyrën e lëkurës, gunga nën lëkurë, pustula, qërimi i lëkurës, skuqje, dhembje, kruarje. Këto mund të lidhen me ethe, kokëdhembje dhe me dhembje të trupit.
- Temperaturë e lartë (ethe), pezmatim i fytit dhe shenja të një infeksioni, ose mavijosje të lehta. Këto mund të jenë shenja për probleme me qelizat e gjakut.
- Inflamacion i zorrës së trashё (kolonit) të përcjellura nganjëherë me dijarre me përmbajtje gjaku, dhembje dhe ethe.
- Efekte të padëshiruara serioze në mëlçi të cilat të shumtën e herave janë reversibile. Ju duhet ta informoni mjekun menjëherë nëse do të keni: dijarre të rënda të gjakosura; fshika, skuqje ose mavijosje të lëkurës; ngjyrë të zezë të urinës ose ngjyrë e hapur e fecesit, zverdhje e lëkurës dhe e syve (verdhzë).
Këto mund të ndodhin disa javë pas marrjes së barit.
Nganjëherë ju mund të keni reaksione më të lehta të lëkurës:
- skuqje e lehtë e lëkurës (njolla me ngjyrë rozë të kuqe), ‘të ngjashme me urtika’ enjtje të duarve, këmbëve, shuplakave dhe shputave. Këto janë të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar).
Nëse ndodhin ndonjera nga këto shenja bisedoni me mjekun tuaj sepse Almacina do të duhej të ndërprehet.
Efektet e tjera të padëshiruara janë:
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 100 pacientë të trajtuar): nauze ose dijarre dhe skuqje e lëkurës.
Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 1000 pacientë të trajtuar): vjellje.
Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 100,000 pacientë të trajtuar):
- Mikoza (infeksione mikotike të vaginës, gojës, ose lëkurës)
- Probleme me veshka
- Konvulsione, te pacientët e trajtuar me doza të larta ose me probleme veshkore, marramendje, hiperaktivitet
- Kristale në urinë, të cilat mund të shihen me urinën e turbullt, ose me vështirësi në urinim. Ju duhet të merrni sasi të mjafueshme të lëngjeve në mënyrë që të mos i keni këto simptoma
- Dhëmbët mund të njollosen, zakonisht kthehen në normale me fërkim me furcë dhëmbësh (kjo është raportuar te fëmijët)
- Gjuha mund të ngjyroset me ngjyrë të verdhë, ngjyrë kafeje, ose e zezë dhe ka pamje të qimeve
- Zvoglimi jashtzakonisht i madh i eritrociteve duke shkaktuar anemi. Shenjat mund të jenë: lodhja, kokëdhembja, zënja e frymës, marramendja, zbehje dhe zverdhje e lëkurës dhe e syve
- Gjaku mund të koagulohet për kohë më të gjatë sesa normalisht. Kjo mund të shihet me gjakderdhje nga hundët ose në rast të lëndimit ku do të keni gjakosje më të gjatë.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.
5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja:
te ruhet larg kontaktit nga fëmijët!
Afati i përdorimit:
Ky bar duhet të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Mënyra e marrjes së këtij bari:
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur:
Barnat nuk duhet të hidhen ne vende të papërshtatshme. Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten. Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.