Thursday, October 27, 2016

Agiolax (granulat, suspension oral)

Lënda vepruese:
Lëndët vepruese: fara të Plantago ovata, lëvore e  Plantago arenaria(syn.: P. psyllium L., P. indicia L. P. scabra Moench)  lëvozhga të senës ( Cassia angustifolia).

Indikacionet
Për përdorim afat-shkurtër në konstipacion.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Sasia maksimale ditore nuk duhet të tejkalojë 30 mg derivate të hidroksiantracenit; kjo është ekuivalente me 10 g (2 lugë çaji) Agiolax®.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç marrin 1 deri në 2 lugë çaji Agiolax® në mbrëmje pas vaktit.
Dozimi i saktë për pacientin do të jetë individual dhe lidhet me sasinë më e vogël të medikamentit cila është e nevojshme për të prodhuar feçe të butë por të formuar. Efekti laksativ zakonisht fillon pas 8-12 orësh.

Mënyra e administrimit: Granulat duhet të gëlltiten duke mos u përtypur me sasi të bollshme lëngjesh (rreth ¼ litër). Pas administrimit të çfarëdo bari, duhet të pasojë një interval ½ – 1 orë.

Kohëzgjatja e përdorimit: Laksativët stimulues nuk duhet të përdoren për periudha më të gjata (më shumë se 1-2 javë) pa këshillim mjekësor.

Kunderindikacionet
Në qoftë se keni mbindjeshmëri (jeni alergjik) ndaj farave të Plantago ovata, lëvoreve të ispaghula, lëvozhgave të  Cassia angustifolia ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Agiolax®,

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren

në qoftë se vuani nga një ngushtim jonormal i traktit gastrointestinal;
në qoftë se vuani nga ileus;
në qoftë se vuani nga diabeti i sheqerit i cili kontrollohet me vështirësi;
në qoftë se vuani nga gjendja inflamatore akute e intestinit, p.sh., sëmundja Crohn, kolit ulçerues ose apendisit;
në qoftë se vuani nga dhimbja abdominale me origjinë të panjohur;
në qoftë se vuani nga dehidratim i rëndë me humbje të ujit dhe të elektroliteve;   ne keto raste duhet regulluar doza.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive