1. Hani në orë fikse dhe mos e kaloni masën në të ngrënë.
2. Mos hani menjëherë pas ushtrimeve fizike.
3. Nëse përdorni insulinë, hani tre vakte në ditë dhe gjëra të lehta midis vakteve.
4. Mos hani shpejt dhe përtypeni mirë ushqimin përpara se ta gëlltitni.
5. Pini shumë ujë. Uji ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga organizmi.
6. Koha midis vakteve duhet të jetë e shkurtër. Evitoni ushqimet e skuqura dhe me sheqer.
7. Përdorni sallatë me perime të freskëta në çdo ngrënie.
8. Përdorni çdo ditë 20 deri në 25 g qepë të gjallë.
9. Bëni të paktën 1 orë ushtrime fizike në ditë.
10. Përdorni cerealet dhe ushqime me miell integral. Kjo ndihmon për rritjen e fibrës në dietën tuaj.